Categories Lajme

Policia “kap mat” dhe ndëshkon dhjetra shoferë autobusësh

Tiranë, Me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, disiplinimin e transportit të specializuar ndërqytetas, rrethqytetas dhe atij qytetas, rrugorët e kryeqytetit prej kohësh kanë vijuar kontrolle të dedikuara ndaj kësaj kategorie mjetesh, kontrolle të cilat janë orientuar në orët e para të mëngjesit dhe të vona, në zona të ndryshme, për nivelin e alkoolit dhe mangësi të tjera të karakterit teknik dhe administrativ.

Në funksion të kontrolleve parandaluese dhe verifikuese, gjatë kësaj kohe janë konstatuar dhe proceduar:12 drejtues autobuzash të papajisur me certifikatë aftësimi profesional si dhe të përfunduar. 34 drejtues autobuzash të cilët janë konstatuar në shkelje të itenerarit dhe destinacionit të përcaktuar në certifikatat dhe licencat e transportit.

44 drejtues autobuzash të linjave ndërqytetase për stacionim në vende jo të miratuara nga organet përkatëse. 21 autobuza të transportit qytetas dhe ndërqytetas të pa siguruar. 22 autobuza të transportit qytetas për të meta teknike si dhe pa kryer kontrollin teknik. 60 autobuza për transport pasagjerësh mbi kapacitetin e lejuar.14 drejtues autobuzash për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit nga të cilët 2 në gjendje të dehur.

Ndërkohë, duke vleresuar rrezikshmerinë që mbart transporti publik dhe drejtuesit e tyre, kontrollet parandaluese të policisë rrugore të kryeqytetit vijojnë në kohë dhe vende të ndryshme në mënyrë permanente me qëllimin e vetëm disiplinimin dhe rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME