Categories Lajme

Policia nxitoi të deklaronte se është ‘hequr’, granata ende para banesës në Laprakë

Një granatë është gjetur pranë banesës së ish-komandatit të FNSH-së në Laprakë. Me një njoftim shumë pak të detajuar, policia nxitoi që të deklaronte se në një shkurre është gjetur një granatë dore e vjetër, e ç’aktivizuar.

Po ashtu policia bënte me dije se granata është marrë nga forcat xheniere pa asnjë problem. Por nga një vëzhgim i Fax News në këto momente në terren, është konstatuar se granata nuk është larguar ende nga vendi i ngjarjes dhe se forca të policisë po mbajnë të rrethuar akoma perimetrin e sigurisë.

Banorët e zonës janë shprehur shumë të shqetësuar, duke pohuar jashtë kamerave se kanë që prej orës 17:00 që po presin që ekspertët të heqin atë nga vendi ku është gjetur. Ende nuk ka një njoftim zyrtar në lidhje me procesin e heqjes së granatës nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që banorët ndihen të frikësuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME