Categories Lajme

Politikani e gazetari azer: Eleni Theocharous, një turp për Parlamentin Europian

Eurodeputetja qipriote Eleni Theocharous është shpallur e padëshiruar nga qeveria shqiptare pas gjuhës së urrejtjes në funeralin e Kostandinos Katsifas, por duket se ajo është person që nuk gëzon simpati edhe në vende të tjera.

Ajo është cilësuar si ngatërrestare edhe në Azerbajxhan, prej nga vijnë thirrje që prania e saj, e cilësuar si ‘e turpshme’ në Parlamentin Evropian, duhet të rishikohet.

‘Përkrahja e regjimit separatist në Nagorni-Karabakh nga anëtarja e Parlamentit Evropian Eleni Theocharous, e cila inkurajon separatizmin e përgjakshëm dhe spastrimin etnik, është tregues i standardeve të dyshimtë’, thotë anëtari i këshillit politik të Partisë Azerbajxhani i Ri, Vugar Rahimzade, njëherazi kryeredaktor i gazetës Iki Sahil.

Ai beson se kjo dëshmon për padrejtësitë e shfaqura nga disa organizata ndërkombëtare në Evropë.

Rahimzade thotë se prania e një deputeteje të tillë në Parlamentin Evropian është e turpshme.

‘Mendoj se është një shembull i padrejtësisë dhe standardeve të dyshimtë të Parlamentit Evropian në lidhje me disa vende. Pa dyshim, ky është një nga faktorët që tregon personalitetin e këtyre deputetëve, natyrën e tyre të vërtetë’, shtoi  Rahimzade.

Ai vazhdon duke thënë se Theocharous synon të shkaktojë konfuzion në komunitetin ndërkombëtar.

‘Në shumë raste, këta janë njerëzit që punojnë së bashku me qarqet anti-Azerbaixhan. Këta njerëz, bashkë me pikëpamjet e tyre personale, mbajnë mbi vete edhe urdhërat e dikujt tjetër. Prania e këtyre njerëzve në Parlamentin Evropian është një çështje që duhet rishikuar. Nëse Parlamenti Evropian flet për drejtësi, demokraci, sundimin e ligjit, atëherë ai duhet ta shohë këtë çështje’, tha Rahimzade për agjencinë e lajmeve Trend.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ishte në SPAK për 2 orë, ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili …

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është marrë i pandehur nga SPAK lidhur me hakerimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë, automjeti përplas biçikletën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë–Maliq, në afërsi të fshatit Sovjan.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 45-vjeçari shqiptar në Itali

Karabinierët italianë arrestuan në Livorno një 45-vjeçar shqiptar nën akuzën e trafikut të drogës, mbajtjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prostitucion në apartamentin me qira, goditet rrjeti kriminal i kinezëve në Vlorë! Arrestohet çifti, në kërkim bashkëpunëtorja!

Një apartament i lëshuar me qira, ku shfrytëzoheshin gra për prostitucion, është zbuluar në Vlorë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

Një arushë së bashku me katër këlyshët e saj është shfaqur mëngjesin e sotëm në…

LEXO ME SHUME