Categories Lajme

U vendos në 100 vjetorin e Pavarësisë, Berisha reagon pas heqjes së “Shqiponjës” në Tiranë

“Shqiponja” e vendosur në sheshin e pagëzuar me të njëjtin emër në hyrje të kryeqytetit u hoq ditën e djeshme dhe tani sheshiti ka mbetur vetëm emri, pasi “Shqiponja” simbol i tij, u hoq për t’i hapur rrugë projektit për ndërtimin e ‘Unazës së Re’.

Në lidhje me këtë ka reaguar dhe ish-kryeministri Berisha I cili përmes një postimi në ‘Facebook e ka quajtur akt antikombëtar.

“Zografi bis dhe Lal Plehu i tij, ne nje akt antikombetar heqin simbolin e kombit, ‘Shqiponjen’ nga sheshi me emrin e saj ne hyrje te Tiranes ku u vendos me rastin e 100 vjetorit te pavaresise! Sb”, shkruan ai.
Paraditja e sotme e ka gjetur Tiranen pa “Shqiponjen”, simbolin e 100 vjetorit te Pavaresise.

‘Shqiponja’, vepër e derdhur në çelik të rëndë, me lartësi 10 metra (shqiponja, 6 metra e lartë dhe me bazament katër metra), u vendos me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë në një ceremoni të organizuar asokohe nga kryeministri Berisha e kreu i Bashkisë Lulzim Basha, në nëntor 2012.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME