Categories Lajme

Portet në dispozicion të Kosovës

Kosova do të ketë pikat e saj doganore në Portin e Durrësit dhe atë të Porto Romanos. Vendimi i Këshillit të Ministrave i lejon autoriteteve të Kosovës që të sjellin në Shqipëri punonjësit e doganave, të cilët do të kenë një zyrë të tyre për zhdoganimin e mallrave që kanë si destinacion final tregun kosovar, por që hyjnë në rrugë detare përmes këtyre dy porteve.

Shqipëria gjithashtu do t’i lerë në përdorim autoriteteve kosovare edhe mjetet e punës që nevojiten për peshimin dhe kontrollin e mallrave.

Të gjithë produktet që kanë si qëllim tregun e Kosovës do t’i nënshtrohen pagesave sipas ligjeve të saj, ndërsa në Shqipëri do të ndjekin regjimin e mallrave transit.

Punonjësit e doganave të Kosovës do të mbajnë uniformat e tyre zyrtare, ndërsa ambientet e zyrave, mobilimin dhe vendin ku do të bëhet kontrolli do ta mundësojë Autoriteti Portual i Durrësit.

Nisma për të patur akses në këtë port ka dy vjet që diskutohet mes Tiranës dhe Prishtinës zyrtare, në një kohë që vetë Presidenti i Serbisë ka kërkuar që të ketë akses njësoj si Kosova për të patur një pikë doganore në Portin e Durrësit.

Menaxhimi i doganës nga porti u shkurton kohën bizneseve që eksportojnë dhe importojnë mallra nga Kosova, ndërsa eleminon kontrollet e dyfishta, njëherë në territorin shqiptar e më pas në atë kosovar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ishte në SPAK për 2 orë, ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili …

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është marrë i pandehur nga SPAK lidhur me hakerimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë, automjeti përplas biçikletën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë–Maliq, në afërsi të fshatit Sovjan.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 45-vjeçari shqiptar në Itali

Karabinierët italianë arrestuan në Livorno një 45-vjeçar shqiptar nën akuzën e trafikut të drogës, mbajtjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prostitucion në apartamentin me qira, goditet rrjeti kriminal i kinezëve në Vlorë! Arrestohet çifti, në kërkim bashkëpunëtorja!

Një apartament i lëshuar me qira, ku shfrytëzoheshin gra për prostitucion, është zbuluar në Vlorë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

Një arushë së bashku me katër këlyshët e saj është shfaqur mëngjesin e sotëm në…

LEXO ME SHUME