Categories Lajme

Pra, by pasi i Vlorës u hap për qarkullim por a është kjo rrugë e sigurt për tu përdorur nga turistë që nuk e njohin terrenin?

Që prej datës 7 korrik bypassi i Vlorës u hap për qarkullimin e automjeteve. Ka qenë kryeministri Rama i shoqëruar nga ministrja e infrastrukturës Belinda Balluku ata që nga Kanina kanë inauguruar kështu hapjen e këtij aksi rrugor. Por a kanë përfunduar punimet në këtë aks?

Makineritë e tonazhit të rëndë gjenden ende në terren duke punuar me pjesët anësore të rrugës duke bllokuar në disa pjesë një aks rrugor. Barrierat anësore të bypasit nuk kanë përfunduar ende. Teksa po punohet me ndërtimin e mureve të betonit në pjesët anësore. Në disa pjesë të aksit nuk është hedhur ende shtresa e fundit e asfaltit, ndërsa puna nuk ka përfunduar as në ndërtimin e kanaleve ujëmbledhës anësor.

Ajo çka e bën të rrezikshëm aksin për tu përdorur janë tonet e dherave e të gurëve që gjenden në krahë të kodrave ku rruga kalon. Mos përfundimi i ndërtimit të mureve të betonit shton rrezikun e shkarjes së tyre në rrugë. Mungesa e barrierave të metalit në krahun e poshtëm përbëjnë rrezik në ato pjesë të aksit ku rruga rezulton e rreshkiyshme për shkak të pjerrtësisë.

Sinjalistika në tabelat orientuese mbetet ende e paplotë, ndërsa mungojnë edhe ngjyroset fosforishente për të orientuar drejtuesit e automjeteve gjatë orëve të natës.

Pra, by pasi i Vlorës u hap për qarkullim por a është kjo rrugë e sigurt për tu përdorur nga turistë që nuk e njohin terrenin? Ajo që vihet re, është nxitimi për ta bërë rrugën të aksesueshme edhe pse projekti ende nuk ka përfunduar.

Kjo edhe për faktin se punimet në këtë projekt tashmë kanë tejkaluar afatet përfundimtare. Afatet sipas ministrisë u shkelën për shkak të vështirësive që u hasën në terren në zbatim të tij. E me këto ritme, edhe pse rruga u inauguru, nuk dihet se kur do të jetë e përfunduar totalisht.Nga Afrovita Hysaj

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sërish sherr adoleshentësh në Shkodër

Një tjetër incident ku janë përfshirë nxënës ka ndodhur në Shkodër, ku dhjetëra adoleshentë janë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec \ Konsumoi një sasi detergjenti, përfundon në spital 17-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar dje në Pogradec. Një 17-vjeçar dyshohet se ka konsumuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Maliq/ 38-vjeçari humb kontrollin e mjetit, plagosen dy pasagjerët, mes tyre një 11-vjeçar

Një aksident ka ndodhur këtë të shtunë në afërsi të në afërsi të fshatit Rëmbec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO \ I akuzuar për dhunë në familje dhe i dyshuar për ngacmim seksual ndaj dy vajzave të tij miturave, kapet në Kukës 40-vjeçari

Një person i akuzuar dhe i dyshuar për disa vepra penale është arrestuar në Kukës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Eksplozivi në banesën e nënës së Gentian Zotos në Vlorë, në pranga babë e bir (EMRAT-VIDEO)

Policia e Vlorës ka ndodhur ngjarjen e ndodhur 3 javë më parë në qytetin e…

LEXO ME SHUME