Categories Lajme

Prefekti i Gjirokastër së bashku me Prefektin e Vlorës në një takim të përbashkët

Ditën e sotme, Prefekti i qarkut Gjirokastër z. Astrit Aliaj së bashku me Prefektin e qarkut Vlorë z. Flamur Mamaj ishin të pranishëm në analizën vjetore të punës së spitaleve të qytetit të Sarandës dhe Delvinës.
Gjatë analizës vjetore të veprimtarisë së Spitalit të Sarandës dhe të Delvinës, drejtorët e këtyre spitaleve paraqitën një përmbledhje të punës së bërë, detyrat dhe objektivat e realizuara si dhe problematikat e evidentuara përgjatë vitit 2019.
Prefekti i qarkut Gjirokastër z. Astrit Aliaj, në fjalën e tij, theksoi rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit midis spitalit të Gjirokastrës dhe të Sarandës në ofrimin e shërbimeve spitalore te qytetarët si dhe te vizitorët vendas e të huaj që në këto qarqe respektive, vitet e fundit ka patur një rritje të ndjeshme të numrit të turistëve.
Në këtë kuadër, z. Aliaj inkurajoi marrëveshjet e bashkëpunimit për të bërë të mundur shkëmbimin e eksperiencës së stafeve mjekësore mes spitaleve rajonale Vlorë, Fier dhe Gjirokastër, të cilat me ndarjen administrative përfshihen në rajonin jugor me qendër në Vlorë, që do të ndikojnë dhe në rritjen e cilësinë e shërbimit për pacientët që trajtohen nga këto spitale.

Image may contain: 1 person, sitting and indoor

Image may contain: 6 people, people sittingImage may contain: 3 people

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME