Categories Lajme

“Premtoi helenizimin e Himarës, të nisin hetimet”, Shpëtim Idrizi reagon ashpër për intervistën e Fredi Belerit

Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi, ka reaguar në lidhje me një intervistë të dhënë nga kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Himarës, Fredi Bejleri, në një media greke.

Përmes një postimi në Facebook, Idrizi u shpreh se asnjë kandidat i ligjshëm nuk do të guxonte të përfshinte në platformën e tij elektorale helenizimin e Himarës.

Ai i ka bërë thirrje organeve shqiptare të drejtësisë që të nisin hetimin në lidhje me këto deklarata, pasi sipas tij, po shkelet integriteti territorial i vendit dhe Kushtetuta.

Reagimi i Idrizit:

Fredi Beleri- Himara s’je ti

Refuzova ta mendoja si të vërtetë fillimisht intervistën e Fredi Belerit për gazetën greke Protthotema, sepse asnjë kandidat I ligjshëm nuk do guxonte të fliste e të shtronte si platform të tijën helenizimin e Himarës…

Intervista vazhdonte kur flisnin për Vorio Epirin si një koncept natyral e askush nuk fliste për atë faqe turpi të Republikës së Zoografit e faktit që Vorio Epiri qëndron në themel të filozofisë genocidiale ndaj shqiptarëve, konceptit të megaloidesë

Më së pari më duhet ti them këtij palaços së Dules se Himara është tokë shqiptare ,qe ne kohen e  mbretit Zog, Shqiperia i ka njohur zonat minoritare të përcaktuar në Finiq e  dhe Himara as ka qene e as do jetë ndonjëherë zonë minoritare,sepses ka anje kontiunitet metokeor me Greqine .

Himara  eshte  dheu i burrave dhe grave shqiptarë që kanë ditur të ruajnë shqiptarinë si pakkush tjetër.

Së dyti, i kujtoj këtij individi të akuzuar për masakrën e Peshkëpisë të vitit 1995 dhe i dënuar me vendimin nr 224/24.9.2004 nga gjykata e Vlorës dhe më numër 302/26.12.2006 për dhunim të simboleve kombëtare se tezat e helenizimit të Shqipërisë dhe ajo kriminale e Vorio Epirit do marrin përgjigjen e duhur nga Himariotët më 14 maj.

Urgjentisht nxisim organet e drejtësisë të nisin hetimin për ide të tilla qe cenojne integritetin territorial, Kushtetuten e tentojne tjetërsimit historik e kulturor të jugut të vendit

Fredis Beleris…. Akoma nuk e kuptojmë se si ka ende parti politike Shqiptare që guxojnë të kandidojnë individë të tillë me të shkuar kriminale, por dimë që përballë ke gjithë ato burra dhe gra për të cilët Atdheu dhe Kombi është amaneti që I la Zoti kur I solli në tokë.

E më së fundi një thirrje vëllazërore….

Ti japim përgjigjen e merituar këtij andarti të kohëve moderne e ti vëmë fre cdo ideje të rrezikshme shoviniste të atyre që e kanë ende në duar gjakun e martirëve të Ҫamërisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME