Categories Lajme, Politike

Programi i PD, Basha: Do të rritet numri i mjekëve dhe i infermierëve të punësuar

Partia Demokratike po prezanton sot programin për Shëndetësinë, i cili do të vihet në zbatim nëse dalin fitues nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në fjalën e tij ka deklaruar se do të rritet numri i mjekëve dhe i infermierëve të punësuar. Do të rritet në 700 euro paga e infermierëve dhe në 1200 euro paga e mjekëve.

“Jemi mbledhur këtu për të pasur një shëndetësi më të mirë por më parë duhet të shërojmë vendin tonë. Kur vendi lëngon nuk ngrihet shumë shpejt siç ishte ajo e tërmetit, kur vendi renkon nuk ka shërbim nëpër spitale. Këto muaj kam pasur nderin të punoj me ekspertët për një plan të mirë shëndetësor një plan të mirë dhe të zbatueshëm. Me këtë plan ne do ta shërojmë Shqipërinë, do të ndërtojmë një sistem model për të gjithë rajonin, ne u garantojmë shqiptarëve që do të mundësojmë një plan të mirë shëndetësor,”-tha Basha.

“Plani ynë shëndetësor do të ndryshojë jetën e Shqiptarëve, të prindërve dhe të fëmijëve tanë. Pacienti do të jetë në qendër të sistemi, do të jeni ju që do të zgjidhni, mjekun e familjes dhe spitalin ku do të kuroheni, do të ketë paga dinjitoze për mjekët dhe për infermierët.

Paga e infermierëve do të bëhet 700 euro dhe e mjekëve 1200 euro, në këto kohë të vështira e pamë që ishin në qendër të vëmendjes dhe ndihma e të gjithëve, ne do të rrisin numrin e mjekëve dhe të infermierëve të punësuar. Do të kemi kujdes shëndetësor më të mirë, do të kemi mjekë dhe infermierë më shumë, me planin tonë Shqipëria Fiton do të jetë më mirë”, shpjegoi Basha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME