Categories Lajme

Projekti “bëjmë detyrat në shkollë”

100 shkolla publike në të gjithë vendin janë bërë pjesë e projektit “bëjmë detyrat në shkollë”. Një ditë e zakonshme për këta nxënës nis në orën 08:00 të mëngjesit me procesin mësimor, për të përfunduar në orën 15:00 për nxënësit e fillores dhe në orën 16:00 për më të rriturit.

Dreka konsumohet në ambientet e klasës, dhe ushqimi është marrë me vete nga fëmijët.

Në përfundim të detyrave të shtëpisë, proces i cili shoqërohet edhe me konsultimet e mësueses për nxënësit që kanë vështirësi, dita vijon me aktivitetet, të cilat janë të programuara por të ndryshme nga klasa në klasë.

Disa zgjedhin të pikturojnë apo luajnë shah. Po ashtu, salla e kinemase është vendi ku të gjithë argëtohen.

Projekti ‘bëjmë detyrat’ është pilotuar më herët në 5 qarqe të vendit, dhe zv/ministrja e Arsimit na tregon se ai ka rezultuar i suksesshëm.

Mësuesit janë ata që kujdesen për nxënësit e tyre deri në fund të ditës. Projekti ‘bëjmë detyrat në shkollë’ do të shtrihet shumë shpejt në të gjitha shkollat e vendit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Të shtënat me armë në Mamurras, një i plagosur

Një person ka ngelur i plagosur në Mamurras pas disa të shtënave me armë zjarri.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet monopoli/ Diktuan çmimet deri në 115% më të larta, Autoriteti i Konkurrencës gjobit 6 kompani fruta- perimesh

Plot 6 kompani të grumbullimit dhe të shitjes me shumicë të fruta-perimeve kanë bashkërenduar çmimet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

15-vjeçari u godit me thikë në qafë. Si nisi sherri mes nxënësve të shkollës 9-vjeçare në Sarandë

Zbardhen detaje nga sherri mes nxënësve të një shkolle 9-vjeçare në Sarandë. Në orët e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një apartament në Vlorë

Një bombol gazi ka marrë flakë në një banesë në lagjen Pavarësia, në katin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen 3 persona, përshtatën lokalet për të organizuar lojëra fati!

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi kishin përashtatur lokalet për të organizuar…

LEXO ME SHUME