Categories Lajme

Prokurori i Fierit nesër në vetting, si ka ndryshuar pasuria në vite

Prokurori i Prokurorisë së Fierit, Hysen Ajasllari do të përballet të mërkurën më 1 mars me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Roland Ilia dhe Pamela Qirko.

Hysen Ajasllari e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1994 dhe punon prej gati dy dekadash si prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Në deklarimin për të herë të parë në vitin 2004, prokurori Hysen Ajasllari zotëronte pasuri me vlerë 250 mijë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria e tij familjare kap vlerën e 7.5 milionë lekëve.

Z.Ajasllari zotëron familjarisht likujditete bankare me vlerë 5.3 milionë lekë, automjet me vlerë 2 milionë lekë dhe kursime në cash prej 200 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 30.2 milionë lekë, nga të cilat 54% burojnë nga paga e subjektit, 35% nga pagat e familjarëve, rreth 8% nga shitja e pasurisë së paluajtshme dhe 2% nga shitja e makinës.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” transaksionet e kryera me pasuritë e paluajtshme.

Në vitin 2007, subjekti Hysen Ajasllari deklaron 1.5 milionë lekë të ardhura nga shitja e një apartamenti banimi, i cili nuk rezulton të jetë deklaruar më parë. Gjithashtu në vitin 2011, deklarohet sërish shitje e pasurisë së paluajtshme në vlerën e rreth 1.2 milionë lekëve.

Në vitin 2014, subjekti deklaron blerjen e një dyqani me vlerë 24, 310 euro, me burim financimi kursimet e akumuluara ndër vite dhe një kredi bankare prej 1 milion lekësh. Ky aset do të shitet në vitin 2017 me vlerë 31, 255 euro, të ardhura të depozituara në bankë në fund të vitit 2018.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Më dhunoi djalin”, nëna kallëzon edukatoren e kopshtit në Tiranë

Një 32-vjeçare ka denoncuar në polici se djali i saj kishte rënë pre e dhunës…

LEXO ME SHUME