Categories Lajme

“Pronarja në Himarë më mori unazën dhe 1000 € , marrtë dënimin e merituar nga Zoti se hëngri djersën e një nëne shtatzënë”

Në JOQ ALBANIA, qytetarët shqiptarë nuk shkruajnë vetëm për hallet, skandalet, padrejtësitë dhe problemet që kanë në përditshmëri, por edhe për të ndarë histori suksesi në jetë që vijnë nga vuajtjet të kanë kaluar. Së fundmi një qytetare nga Librazhdi ka shkruar në redaksinë tonë historinë e trishtë të jetës, me shpresën që ata që e bënë vuajë të marrin dënimin e merituar.

Ajo ka treguar se para 7 vitesh ka qenë e martuar, por për shkak të dhunës që bashkëshorti ushtronte ndaj saj ishte detyruar të ndahej dhe të kthehej te prindërit. Por këta të fundit nuk e kishin pranuar në shtëpi për shkak të mentalitetit dhe ajo ishte detyruar të jetonte e vetme me qira në Tiranë.

Por duke ditur se në Tiranë ishin rrogat e ulëta, ajo u detyrua të punonte gjatë sezonit të verës në Himarë, pasi rroga më e mirë dhe qiraja e banesës ishte brenda pagës së punës. Por gjatë tre muajve të verës rrogën që ajo e merrte e mbante gjithmonë me vete pasi nuk hapte dot llogari bankare për shkak të borxheve të bashkëshortit.

Kur pronarja e saj e kishte kuptuar problemin që kishte me lekët, qytetarja shprehet se ajo i kishte marrë unazën e floririt dhe 1000 mijë euro, duke i dhëne vetëm 300 mijë lekë të vjetra për ditët e fundit të punës.

Ajo tregon se pavarërisht denoncimeve në polici dhe faktit se dhoma e saj ishte me kamera, pronarja e saj nuk ia ktheu kurrë paratë që i mori padrejtësisht. Pas kësaj ajo vendosi të emigronte e vetme në Itali edhe pse ishte 7 muajshe shtatzënë dhe me 300 mijë lekë me vete. Tani qytetarja dhe vajza e saj gëzojnë shëndet të plotë në Itali, por ajo kërkon që ato që e bënë të vuajë të marrin dënimin e merituar, pasi i kanë ngrënë djersën një nënëje shtatzënë.

Mesazhi i plotë i qytetares.

Përshëndetje JOQ jam nje qytetare nga librazhdi dua të trregoj nje lajm te hidhur të cilin e kam perjetuar vet. Para un kam qën e martuar prej 7 vitesh dhe për arsye të dhunës u detyrova të iki nga shtëpia dy muajshe shtatzane nuk kisha asnje përkrahje nga familja ime më braktisën per arsye të mentalitetit u detyrova te jetoja e vetme ne tiran me qera pa asnje profesjon dhe kam punuar 3 muaj sanitare pas 3 muajsh mora vesh qe në sezon vere ne himar paga ishte më mir se në tiran dhe qëraja ishte brenda pages punova aty 3 muaj e gjysem dhe lekt i mbaja me vete per shkak te nje kredie që kisha mar bash me burrin nuk mund të hapja nje llogari bankare pronarja e kuptoi problemin dhe në fund te sezonit te rrobat e mia më mori unazën e marteses dhe 1000€ bera dnc ne polici po askush nuk mi mori për baz sepse ishin të njofur sepse vajza e saj punonte në bashki dhe ishin të korruptuar më dhan vetem 300 mij lek te ditve te fundit per tu justifikuar qe lekt mi kan dhen dhe atë nat më mbajtën ne komisarjat deri von dhe si përfundim nuk ben asgje dhoma ku un rria ishte me kamera sigurie por qe ato nuk pranuan ti hapnin kamerat per shkak të voneses ne KMSRT ngela në Himar sepse nuk kishte asnje autobuz ne atë ore ne linje atë nate kam fjet jasht 7 muajshe shtatzane dhe me 300 mij lek u detyrova të emigroj e vetme në itali per të kerkuar ndihme ne qëndra socjale

Sot jemi mir dhe vajza gezon shëndet të plot por shpirtj nuk më gjen qetesi der sa ata të marin dënimin e merituar aty ku u dhemb me shum nga zoti sepse kan ngren djersen e nje nëne shtatzane më kan shfrytzuar në maksimum gjat gjith dites pastroja dhoma hoteli ne darke deri ne 2 te natës hekurosja carcafët e rrobat e tyre dhe si përfundim më lan në mes të kater rrugve.JOQ

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME