Categories Lajme

PS, Jep dorëheqjen Sadi Vorpsi

Një tjetër deputet i është larguar Partisë Socialiste ditën e sotme. Bëhet me dije se deputeti i cili ka zgjedhur të mos kandidojë sërish në listat e PS në zjedhjet e 25 prillit është Sadi Vorpsi. Vorpsi mbante postin e prefektit të qarkut Tiranë dhe pas katër vitesh në këtë pozicion, ai thotë se ka vendosur ta kalojë stafetën te prurjeve të reja. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ish-deputeti nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Pas 4 vitesh kontribut si Prefekt i Qarkut Tiranë dhe 4 vitesh si deputet i Partisë Socialiste, kam vendosur t’ia kaloj stafetën prurjeve të reja për t’u fokusuar më shumë tek familja ime dhe në angazhime të tjera private. T’i sherbeja vendit dhe qytetit tim ka qenë nder dhe privilegj i jetës sime”, shkruan Vorpsi.

Kujtojmë që më herët janë larguar dhe dy deputetë të tjerë nga Partia Socialiste, duke u shprehur se dëshirojnë t’u hapin rrugë prurjeve të reja në parti. Ndërkohë si prurje të reja, Partia Socialiste ka konfirmuar disa emra që kanë mjaft bujë në opinionin publik, ku mund të përmenden: inxhinierja 79-vjeçare Luljeta Bozo apo edhe shefja e Shërbimit te pavionit te Infektivit, Najada Çomo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME