Categories Sport

Ibra pranë kthimit në kombëtare, kundërshtar i Kosovës më 28 mars

Disa muaj para fazës finale të Kampionatit Europian, Zlatan Ibrahimovic mund të kthehet të veshë fanellën e Suedisë dhe mund ta bëjë këtë tashmë në fund të muajit, kur janë planifikuar dy ndeshje kualifikuese të Kupës së Botës, kundër Gjeorgjisë dhe Kosovës, si dhe një ndeshje miqësore me Estoninë.“Dialogu me Zlatanin vazhdon” – tha zëdhënësi i federatës suedeze, Jakob Kakembo Andersson, duke shtuar se lista për ndeshjet e ardhshme do të shpallet në 16 mars.

Ky lajm sensacional raportohet nga faqja e internetit e Footbolldirekt. Ibra, i cili me fanellën e Suedisë ka koleksionuar 116 paraqitje dhe ka shënuar 62 gola, nuk ka veshur fanellën e ekipit kombëtar që nga Euro 2016. Afrimet e para datojnë në vjeshtën e kaluar, kur suedezi 39-vjeçar pranoi se kishte nostalgji për ekipin kombëtar. Në nëntor pati nga një takim në Milano, i përcaktuar si “i frytshëm”, me përzgjedhësin Janne Andersson, ndaj të cilit sulmuesi i Milanit nuk kishte kursyer disa kritika në të kaluarën.

Ibra aktualisht është ndalur për shkak të një dëmtimi të ri të muskujve dhe kthimi i tij në fushë është planifikuar të ndodhë më 21 mars, kundër Fiorentinës. Nëse nuk do të ketë pengesa, më 16 mars ai do të jetë gjithashtu në listën e Suedisë, gati 5 vjet pas ndeshjes së fundit, që ishte kundër Belgjikës në Europian 2016.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME