Categories Lajme

OBSH refuzon planet e BE-së për librezat e vaksinimit kundër covid

Libreza e vaksinimit në BE synon të ndihmojë për përballimin e pandemisë korona. Por Organizata Botërore e Shëndetësisë ka rezerva serioze – dhe bën një prognozë të guximshme. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka rezerva serioze ndaj planit të Komisionit të BE për një “librezë digjitale vaksinimi kundër Covidi-19”. Drejtori rajonal i OBSH-së në Evropë, Hans Kluge, i tha gazetës së përditshme “Die Welt” se nuk është e sigurt se sa zgjat imuniteti pas vaksinimit kundër koronavirusit. Prandaj OBSH i refuzon librezat e kërkuara të vaksinimit. “Ne e kuptojmë që qeveritë përballen me realitetin politik,” theksoi mjeku belg, duke shtuar se hedhja në përdorim e këtyre librezave, që është njoftuar për verën e këtij viti, është “ndoshta e pashmangshme”. “Por ky nuk është rekomandim i OBSH-së.”

Komisioni i BE dëshiron ta paraqesë projektligjin për “librezën e gjelbër digjitale” më 17 mars. Në të do të regjistrohen vaksinimet për koronën, sëmundja COVID-19 dhe testet negative. Qëllimi është të gjehet një mënyrë e sigurt për të hequr kufizimet dhe për të udhëtuar në Evropë. Kushtet teknike për këtë librezë pritet të jenë gati brenda tre muajsh në mënyrë që njerëzit e vaksinuar kundër koronës të mund ta dëshmojnë imunizimin e tyre në të gjithë Evropën pa pasur rrezik për falsifikime.

Kluge: Pandemia merr fund pas rreth dhjetë muajsh: Drejtori rajonal i OBSH-së në Evropë, Hans Kluge, pret që pandemia e koronës të marrë fund për rreth dhjetë muaj. Ai supozon se 2021 do të jetë një tjetër vit me COVID-19, dhe se 2020 ishte “terra Incognita”. “Një vit më vonë ne dimë shumë më tepër. Kjo është arsyeja pse unë supozoj që pandemia do të ketë marrë fund në fillim të vitit 2022”. Kjo nuk të thotë që virusi është zhdukur. “Por shpresojmë që nuk do të ketë më ndërhyrje shkatërruese.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME