Categories Lajme

Statistikat/ Ja skuadrat që bënë më shumë krosime në Kategorinë Superiore

Si punojnë skuadrat e Kategorisë Superiore me lojën në krah? Shpesh, përfundimi i ndeshjes për një skuadër mbyllet me një kros në krahët e kundërshtarit. Në analizën e lojës së një skuadre, numrat dhe karakteristikat e krosimeve janë elementë që duhet të merren në konsideratë. Duke marrë të dhënat e WyScout dhe duke parë se çfarë na thonë të dhënat e Kategorisë Superiore, shohim qartë karakteristikat e skuadrave në zhvillimin e lojës së tyre.

Vllaznia është skuadra që kroson disa herë në një ndeshje, por Bylis dhe Partizani janë skuadrat që kanë më shumë efektivitet në krosime, me sukses më të lartë, sesa një krosim i marrë nga një shok skuadre çdo tre tentativa. Siç është evidentuar edhe herë të tjera, të dhënat në këtë renditje mbi dinamikën e lojës, shpesh nuk pasqyrojnë klasifikimin. Kjo e krosimeve është një klasifikim që përshkruan se si skuadrat preferojnë të tentojnë të përfundojnë aksionin.

Nëse nga ana tjetër, duam që të hyjmë në specifikat e analizës, lëmë grafikun e parë dhe shikojmë grafikun më sipër. A kalojnë skuadrat e Kategorisë Superiore njëlloj nga e djathta në të majtë? Teuta dhe Partizani po, të tjerat jo. Kjo do të thotë  që Teuta dhe Partizani kanë lojtarë që janë të barabartë në të dyja anët e fushës, ose se loja anësore është e shpërndarë në të dyja anët e fushës.

Për skuadrat e tjera kjo nuk vlen, specifikisht për Bylis, Vllazninë dhe Kastriotin. Nëse Bylis ka përparësi në krosimet nga e majta, Vllaznia dhe Kastrioti kanë përparësi në krosimet nga e djathta. Kjo renditje është shumë e rëndësishme për të kuptuar se si luajnë skuadrat dhe se si duhen studiuar ato. Për të ditur këtë dhe detaje të tjera të lidhura me analizën e skuadrave, FSHF do të organizojë kursin e tretë të video-analistit në mesin e muajit prill.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME