Categories Lajme

“Pse nuk e shkarkon Ilir Metën?” Rama jep përgjigjen e papritur

Kryeministri Edi Rama i ftuar në “Zonë e Lirë”, po flet mbi debatin me presidentin Ilir Meta për çështjen e mosdekretimit të Gent Cakajt si ministër i Jashtëm.

I pyetur nga Çani se pse nuk e shkarkon presidentin, Rama tregoi se nuk ka votat mjaftueshme për ta shkarkuar.

Çani: Pse nuk e shkarkon?

“Shkarkimi i presidentit kërkon 2/3 e kuvendit te Shqipërisë dhe kjo është logjika që përdor Meta, ‘mua s’më shkarkojnë dot dhe bëj çfarë të dua. Mund të bëjë ç’të dojë për turpin e presidentit të republikës që në momente të caktuara del nga shinat dhe sillet si kryetar i LSI”, u përgjigj Rama.

Ndërkaq, kreu i qeverisë është shprehur më tej se nuk e ka me Ilir Metën si person, por me figurën e Presidentit, i cili po përpiqet të lançojë një “ofensivë të ndyrë politike kundret Cakajt.

“Ilir meta është një objekt humori se nuk pengon dot as projektin e shqiptarëve… Ilir Meta si person më dhimbset, kur nuk është në qerthullin e presionit, është një person bashkëpunues. Unë jam me aktin, jo me personin. Unë po flas që në Shqipërinë e vitit 2019, është e paprecentë Presidenti të marri flamurin dhe të lançojë ofensive të ndyrë politike kundër një personi. Jo të shyhet goja e Presidentit të Republikës. Nuk e kam me Metën, e kam me Presidentin”, tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME