Categories Lajme

Pse u eliminua Sadikaj dhe “Maneci”?/ Lala: Njëri kishte informacion për vrasjen e Edison Harrizaj…

U diskutuan vrasjet e bujshme që kanë tronditur Shqipërinë ditët e fundit.

Pjesë e panelit ishte dhe analisti Artur Zheji i cili i cilësoi viktimat si “peshq të mesëm” në hirearkinë e krimit shqiptar.

Ai shtoi se numri i madh i vrasjeve mund të lidhet ose me larja hesapesh, ose me daljen në skenë të banditëve të rinj që po vrasin të vjetrit.

Nga ana tjetër gazetarja e kronikës Klodiana Lala, zbuloi disa nga arsyet e vrasjes së Aleksandër Sadikaj, i cili u hodh në erë teksa po lëvizte me makinë në zonën e TEG-ut, si dhe Arben Mërkurit, i njohur ndryshe si “Maneci” që u ekzekutua në Sukth.

Lala u shpreh se Sadikaj mund të jetë ekzekutuar për larje hesapesh, ndërkohë që për “Manecin” tha se mund të jetë eliminuar edhe për shkak të informacionit që dispononte për ngjarje të tjera kriminale.

Përse krimi po vret kaq hapur?

Zheji: Mu krijua perceptimi sikur një tufë peshqish grabitqarë kërcejnë mbi ujë dhe disa peshkaqenë po i ndjekin ata. Çfarë janë këta që po vriten? Është larje hesapesh, është përshkallëzuar aksioni i policisë, apo po krijohen pole force të reja ku banditë të rinj po vrasin banditë të vjetër. Janë intensifikuar shumë vrasjet, janë peshq të mesëm.

Lala: Bie dakord që janë peshq të mesëm. Ajo që konsiderohet vrasje e rangut të lartë, janë Konomi apo Xhindi. Mua më shqetëson diçka tjetër, duke parë personazhet shoh që secili ka një specifikë të veçantë.

Sadikaj pjesën më të madhe të jetës së tij ka jetuar jashtë vendit, ishte kthyer dhe kishte një pasuri miliona euro. Kishte një automjet luksoz, ai dhe bashkëjetuesja e tij. Qëndronte në vende të monitoruara prej tij. Papritmas bëhet viktimë e një atentati me eksploziv.

Personat që bënë vrasjen e Sadikajt arritën edhe ta ekzekutonin, edhe të jepnin mesazhin edhe të krijonin panik te qytetarët. Për momentin që flasim është duke u hetuar pista e trafikut të lëndëve narkotike.

Nëse shkojmë në vrasjen e Sukthit “Maneci” nuk ishte një personazh dosido, ishte një peshk i madh. Është ekzekutuar për larje hesapesh, por edhe për ti mbyllur gojën. Ishte një personazh që kishte informacion mbi vrasjen e gjyqtarit Konomi.

Pse nuk kishte folur deri sot?

Lala: Sepse ishte sa i përfshirë aq edhe i informuar për grupet kriminale. Ishte një personazh që kishte informacion edhe për vrasjen e Edison Arizajt, njeriu më i fuqishëm i botës së krimit në Vlorë në momentin që u ekzekutua.

Dyshohej të ishte një ndër njerëzit që kishte gisht në plagosjen e Plarent Dervishajt. Përveç larjes së hesapeve iu mbyll goja. Maneci mund të pendohej në të ardhmen, mund të dërgonte prapa hekurave bosë të mëdhenj të botës së krimit. Ky rast është mirëfilli krim i organizuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME