Categories Lajme

Punësimi i mësuesve shtesë për mësimin me dy turne, pagë e plotë deri në përfundim të kontratës

Punësimi i mësuesve të rinj shtesë i cili vjen si nevojë e zhvillimit të mësimit me turne, do të bëhet me kontratë afatshkurtër, por me pagë të plotë deri në përfundim të kontratës.

Mënyra kryesore e përzgjedhjes është portali “Mësues për Shqipërinë”. Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar ka bërë të ditur se të gjithë mësuesit e renditur në portal njoftohen, njëkohësisht dhe ata që pranojnë të punësohen menjëherë duke mbuluar nevojat emergjente për stafin mësimor që mungon.

Ndërkohë nëse nuk ka kandidatë në portal që janë të gatshëm për t’u punësuar, janë lidhur kontrata me kandidatë të tjerë jashtë portalit të cilët kanë formim në fushën përkatëse, por nuk kanë mbyllur ende të gjitha detyrimet ligjore.

Sipas DPAP, të gjithë mësuesit e punësuar do të paguhen me pagë të plotë për gjithë kohëzgjatjen e kontratës duke përfituar të gjitha të ardhurat, por dhe kontributet e sigurimeve shoqërore apo dhe të orëve shtesë nëse i kryejnë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME