Categories Lajme

Djegia e ‘Porsche-t’ të biznesmenit, dyshime mbi bashkëjetuesen

Një konflikt me ish-bashkëjetuesen, duket se qëndron pas tentativës së dj egies së makinës luksoze tip “Porsche”, në pronësi të biznesmenit Elis Bahushi. Ky i fundit rezulton i dënuar për “Prodhim dhe shitje të dr ogës” dhe në vitin 2018, i doli emri për verifikim në Turqi pasi dyshohej se ishte personi që transportonte he roinë, për llogari të grupit të Admir dhe Hekuran Hoxhës së Shijakut.

Por lidhur me ngjarjen e ndodhur gjatë orëve të natës së sotme në Elbasan, ku makina e tij luksoze është tentuar të digjet, policia kriminale e Elbasanit, dyshon shumë, se pas kësaj ngjarje qëndron hija e një konflikti disa vjeçar, që biznesmeni Elis Bahushi ka me ish-bashkëjetuesen e tij. Elis Bahushi, gjatë këtyre viteve rezulton të jetë proceduar disa herë për dhunë në familje, madje në vitin 2016 është dënuar me 4 muaj bu rgim për akuzën e “Dh unës në familje” pasi herë pas herë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkjetueses se tij .

Ky ko nflikt i zgjatur, dyshohet nga po licia se është bërë shkak dhe i tentativës së djegies së makinës luksoze të biznesmenit Elis Bahushi. Një nga momentet, thonë burimet policore, kur Elis Bahushi ka dh unuar ish-bashkëjetuesen e tij ka ndodhur në 11 gusht 2015, në ambientet e lokalit “Frost Club” në pronësi të biznesmenit. Bashkëjetuesja ka shkuar për të marrë një sasi prej 27.000 lekësh të vjetra, sipas porosisë që Elis Bahushi, i kishte thënë një natë më parë.

Kur bashkëjetuesja, ka shkuar atje Elis Bahushi, jo vetëm nuk ja ka dhënë lekët e pramtuara një ditë më parë, por ka filluar ta go dasë me duar e shkelma. Në këtë kohë ka reaguar dhe vajza duke bërtitur, sharë ofenduar Elis Bahushin dhe duke thyer e shkatërruar sende të ndryshme të lokalit, raporton ‘shqiptarja’. Elis Bahushi, për këtë ngjarje është dënuar me 4 muaj burg, ndërsa mësohet se prokuroria disa vite më parë e ka proceduar edhe herë të tjera për “dhunë në familje”, por kjo akuzë është pushuar për shkak të amnistisë. Që prej vitit 2001, Elis Bahushi, administron dhe drejton një biznes konfeksionesh në Elbasan, që quhet “Inter-Elis”. Ndërkohë në pronësi të tij rezulton të jetë dhe lokali “Frost-Club”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME