Lajme

Punëtori ndërroi jetë pasi ra nga skela e një pallati në ndërtim, shoqërohet administratori i firmës

Një 45-vjeçar me iniciale A.L. ka ndërruar jetë ditën e sotme pasi ka rënë nga një objekt në ndërtim e sipër.

Policia ka shoqëruar administratorin e firmës private i cili është vënë nën hetim. Ndërkohë kanë nisur procedurat e për verifikimin e zbatimit të rregullave teknike në punë.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 08:00, në Shëngjin, në Kune, shtetasi A. L. 45 vjeç, banues në Kallmet, duke punuar në një objekt në ndërtim e sipër, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë e dëmtimeve fizike të marra, ka ndërruar jetë.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme proceduriale administratorin e firmës që po kryen punimet në këtë objekt, shtetasin A. K.

Gjithashtu, grupi hetimor vazhdon veprimet verifikuese hetimore në lidhje me zbatimin e rregullave teknike në punë dhe të dokumentacioneve, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanava të ngjarjes.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close