Categories Lajme

Punonin bashkë në “shtëpi bari”, spanjolli vret me çekiç 29-vjeçarin shqiptar për 5 euro

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Spanjë, ku një 29-vjeçar shqiptar është vrarë dhe gjetur i masakruar në një pyll.

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në Mossos d’Esquarda. Shqiptari dhe një spanjoll 52 vjeç punonin në një “shtëpi bari” dhe dyshohet se pikërisht personi në fjalë ka vrarë dhe të riun.

Kanë qenë familjarët e 29-vjeçarit që kanë kërkuar ndihmë në polici me 4 mars pasi nuk kishin asnjë kontakt me të riun. Gjatë hetimeve policia gjeti “shtëpinë e barit” dhe arrestoi 52-vjeçar, i dyshuar dhe autor i vrasjes së shqiptarit.

Më 17 prill, trupi i të riut shqiptar u gjet në një zonë të pyllëzuar, ndërsa u raportua se kishte plagë dhe se ishte dhunuar për vdekje.

Nga burimet e hetimit, sherri  filloi për një borxh qesharak. 52 vjeçari akuzoi të riun se i kishte vjedhur 5 euro. Përleshja u përshkallëzua derisa dyshohet se i arrestuari i hapi kokën të riut me çekiç, duke shkaktuar vdekjen e tij. Pastaj e ka hedhur në pyll.

Të enjten e kaluar, më 11 maj, pasi qëndroi dy ditë në komisariatin e Santa Coloma, 52-vjeçari pranoi autorësinë e ngjarjes dhe u la në burg.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME