Categories Lajme

Ja artistët me të cilët do të bashkëpunojë! Nga Noizy te Elvana Gjata, Luiz Ejlli flet me emra

Fituesi i “Big Brother Vip Albania”, Luizi Ejlli, tashmë është rikthyer edhe në skenën e muzikës pasi që me daljen e tij ai është parë i angazhuar me koncerte dhe së fundmi ka publikuar edhe një këngë.

I rikthyer tashmë në qendër të vëmendjes edhe në skenën e muzikës, këngëtari nga Shkodra po vjel frytet e famës dhe vëmendjes që mori nga 133 ditë qëndrimi në shtëpinë  e Big Brother. I ftuar në emisionin “Më lër të flas” Luiz Ejlli ka rrëfyer se do të vijojë me projekte të tjera muzikore dhe ka zbuluar emrat e disa artistëve me të cilët po planifikon të sjell bashkëpunime.

Luizi tha se tashmë kanë në planë të sjell duet me disa prej emrave më të njohur të estradës shqiptare, por edhe këngë të tjera solo.Noizy, Stine, Elvana Gjata dhe Ylli Limani janë disa nga emrat që përmendi këngëtari shkodran, me të cilët ka planifikuar të bashkëpunojë për disa projekte muzikore.

“Këtë herë kam vendos të zë mend dhe jam në menaxhimin e njerëzve profesionistë dhe kam zënë shumë data, ka shumë kërkesa, bashkëpunime do bëjë, por edhe këngë vetëm, Noizy ka premtuar që do të bëjmë bashkëpunim dhe po do e bëjmë, me Stinen, me Elvana Gjatën dhe Yll Limanin”, zbuloi Luizi.

Këngëtari dje ka publikuar projektin e parë që pas daljes nga shtëpia e famshme, e që e solli në duet me aktorin Donald Veshaj, Luizi tregoi se si lindi ky bashkëpunim i dyshes.

“Bashkëpunimi i parë që kam bërë, e kam bërë me Donaldin, për të vetme arsye se ka qenë i pari person që jam ulur në tavolinë dhe kam qëndruar për qejf sa kam dal pas dy ditësh dhe ka qenë pjesë më e madhe e familjes së tij aty dhe më tha ‘si thua të vish në emisionin tonë ‘Më lër të flas’ dhe kjo është dalja ime e parë dhe thash do të dal aty, por do të bëjmë edhe një këngë”, tha Ejlli.

Ndërkohë, Luizi tashmë ka nisur edhe koncerte dhe mbrëmjet muzikore si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Korçë/ Plagosi me thikë 19-vjeçarin dhe theu “Arrestin në shtëpi”, kapet 23-vjeçari pas disa orësh ndjekjeje

Sekuestrohen thika e përdorur në konflikt, kanabis dhe një armë sportive që përdorej me sfera.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 26 Tetor 2026

Dashi Ngjarjet e reja dhe stimuluese, si edhe ndryshimet e papritura, nuk ju trembin. Përkundrazi,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me Policinë e Shtetit

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

DIBËR/ Fermerët hedhin patatet në përrua: Nuk ka treg për shitje, shteti na ka braktisur

Fermerët e Dibrës që merren me kultivimin e patates po përballen sërish këtë vit me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME