BotaLajme

Puthje nën ujvarë, ambasadorja e Suedisë zgjedh Kanionet e Osumit për të festuar ditëlindjen e bashkëshortit

Një ditë e veçantë është sot për ambasadoren e Suedisë, Elsa Hastad pasi bashkësorti i saj Kristoffer Leandoer feston ditëlindjen.

Ambasadori, bashkëshorti i saj dhe disa miq të diplomates kanë zgjedhur Kanionet e Osumit për të festuar ditëlindjen e Leandoerit.

Ambasadorja e Suedisë dhe shoqëruesit e saj janë mahnit nga bukuria unike e Kanioneve duke i dhuruar njëri-tjetrit puthje nën ujëvarën e dashurisë së përjetshme.

“Të jesh në kanionet e Osumit është si të jesh në një ëndërr shumë të bukur! Ato janë mahnitëse dhe shumë unike. Zoti ka bërë një punë të jashtëzakonshme duke krijuar këtë Kanion spektakolar plot ujëvara. Jemi shumë krenarë për skuadrën e Albania Rafting që falë punës së tyre prej 22 vitesh në turizmin e aventurës dhe natyrës kanë ngritur një zinxhir bashkëpunimi me të gjithë guidat vendase dhe bizneset lokale të zones duke sjell zhvillim ekonomik dhe mbrojtjen e natyrës” është shprehur ajo nga Kanionet e Osumit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close