Presidenti i Republikës Ilir Meta ka zbuluar se ku do të jetë pas zgjedhjeve. Ai deklaroi në “Opinion” se do të jetë në Vlorë gjatë procesit të numërimit të votave, që të mos vidhet asnjë votë e qytetarëve.
“Do të jem në Vlorë, gjatë procesit të numërimit të votave. Do te jem në Vlorë, që mos të ndodhi ‘tërmeti’. Do të jem në Vlorë, që mos të vidhet asnjë votë e qytetarëve .
Do të jem në Vlorë, që Kryetari i Bashkisë së Vlorës të bëje detyrën e tij dhe mos të pengohet në detyrën e tij. Do të jem në Vlorë, që mafia e ‘Astirit’ me Afrim Qendron të mos shantazhojë qytetarët për votat”, tha Meta.