Categories Kuriozitete, Lajme

Qeni i parë i infektuar në SHBA humb betejën me covid

Qeni i parë që rezultoi pozitiv për Covid-19 në SHBA e ka humbur betejën me sëmundjen. Buddy, ‘shepherd-i’ gjerman 7-vjeçar që jetonte me një familje në ishullin Staten ngordhi më 11 korrik. Ai nisi që të kishte probleme me frymëmarrjen në mes të prillit, shkruan National Geographic. Qeni filloi që të shfaqte simptoma të virusit jo shumë vonë pasi iu shfaqn pronarit të tij Robert Mahoney.

Për 6 muajt e ardhshëm, Buddy nisi që të humbasë peshë dhe të bëhej gjithnjë e më letargjik. Kjo bëri që të zotët e tij të alarmoheshin. Katërputroshi u dërgua tek një veteriner, i cili u tha se qeni ishte infektuar me koronavirus.

‘Buddy ishte dashuria e jetës sonë..Ai i sillte gëzim të gjithëve,” u shpreh llison Mahoney për  National Geographic. Të dhënat mjekësore tregojnë se Buddy me shumë mundësi kishte lymphoma kur ngordhi, por mbetet e paqartë se çfarë roli mund të ketë pasur diagnostikimi me koronavirus në përkeqësimin e situatës. Ai ishte një në më pak se 25 kafshë që janë raportuar si pozitivë për koronavirusin në vend, një listë kjo që përfshin 12 qen dhe të paktën 10 mace.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME