Categories Lajme

Zjarri në parkim/ Dy mjete u shkrumbuan, banorët u evakuuan

Fier,  Arrestohet autori i zjarrvenies ne nje parkim ne bodrumin e nje pallati, ku si pasoje e shkrumbimit te dy automjeteve, banoret u evakuuan mes panikut, me nderhyrjen e zjarrfikeseve dhe policise.

Policia ben me dije se ka zbardhur dhe dokumentuar ngjarjen e ndodhur mesnatën e datës 29 korrik 2020, në parkimin e një pallati në lagjen “Apollonia”, ku u dogjën dy mjete. Ne pranga u vu shtetasi D. M., 32 vjeç, banues në lagjen “Apollonia”, Fier. “32-vjeçari ka djegur me lëndë djegëse, për motive të dobëta, 2 mjete në pronësi të shtetasit F. F., 28 vjeç, banues në Fier, në parkimin e pallatit”- njofton policia.

NJOFTIMI Në vijim të punës hetimore intensive për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në datën 29.07.2020, rreth orës 23:50, në parkimin e një pallati në lagjen “Apollonia”, ku u dogjën nga flakët 2 mjete, falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të Policisë, në koordinim edhe me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i ngjarjes. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier ndaluan autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin:

  1. M., 32 vjeç, banues në lagjen “Apollonia”, Fier. 32-vjeçari ka djegur me lëndë djegëse, për motive të dobëta, 2 mjete në pronësi të shtetasit F. F., 28 vjeç, banues në Fier, në parkimin e pallatit. Ndërhyrja e shpejtë e shërbimeve zjarrëfikëse, shërbimeve të Policisë, FNSH-së dhe ambulancës bëri të mundur shuarjen e zjarrit dhe evakuimin e menjëhershëm të banorëve dhe fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr duke shkaktuar pasoja të rënda materiale”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME