Categories Lajme

Qytetarët blejnë ushqimet me listë, tregtarët flasin për ekonominë

Koronavirusi ka rritur numrin e të papunëve dhe kjo ka ndikuar në shtimin e numrit të qyetarëve të cilët marrin ushqime me listë. Tregëtarët shprehen se në ditë shkojnë rreth 8 persona të cilët shpenzojnë rreth 15 mijë lekë në ditë.

Situata e koronavirusit ka mbylli shumë sektorë punë, duke e shtuar numrin e personave të papunë gjatë afro dy muaj shtetrrethim. Kjo ka ndikuar edhe te borxhet në  marketet e disa lagjeve në kryeqytet. Numri i qytetarëve të cilët marrin ushqim me listë është rritur gjatë 2 muajve të fundit.

”Është shtuar se nuk ka pasur punë, kanë qenë të mbyllura. Ushqimore, bukë, perime, oriz, makarona, gjërat elementare për një familje. Listat vazhdojnë ashtu siç kanë qenë.” Këto janë listat e vetmë një marketi gjatë dy muajve të fundit. Një person në ditë mund të shpenzojë 10 deri në 15 mijë lekë të vjetra, ndërsa qytetarët që marrin ushqim duke hyrë në borxh vetëm në këtë market shkon deri në 8 në ditë.

”Varet, nga 10 mijë lekë ose 15 ditorja. Një person mund të shpenzojë 10 ose 12 mijë, varet sa familjarë ka në familje.”Me shpresën e paktë se këto borxhe mund të shlyhen një ditë, falenderojnë emigrantet që ndihmojnë fqinjët apo ndonjë të pamundur për të paguar faturat dhe borxhet. ”Ka edhe emigrantë që duan të ndihmojnë, edhe vijnë që t’i paguajnë por janë të rrallë.” Ata tregojnë se qytetarët që drejtohen për të blerë ushqime me listë drejtohen kryesisht në pikat e pakicës, pasi supermarketet nuk e ofrojnë këtë mundësi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përvetësoi një shumë parash me anë të mashtrimit, prangoset 64-vjeçari

Arrestohet në hyrje të Kapshticës 64-vjeçari i shpallur në kërkim kombëtar. Mësohet se 64-vjeçari me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do të blihet me 93.9 lekë dhe…

LEXO ME SHUME