Categories Lajme

“Interes të madh për aeroportin e Vlorës”/ Projekti do të vazhdojë

Së shpejti rinis aty ku u ndërpre gara e aeroportit të Vlorës, ku mbeten 12 ditë nga 60 për ofertuesit ndërkombëtarë. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka bërë të ditur se gara për ndërtimin e aeroportit nuk është anuluar apo shtyrë, por është pezulluar. Sipas Ballukut, ofruesve do t’i lihet një periudhë 2-3 javë për të pasur kohën e duhur për të përpiluar dokumentet.

“Për Aeroportin e Vlorës nuk ka as anulim edhe as shtyrje, por pezullim, duke pritur një moment më oportun, menjëherë pas hapjes së kufijve dhe nisjes së fluturimeve, duke i dhënë mundësi dhe kompanive, pasi një nga kriteret e kërkuara është eksperienca e kompanive dhe për këtë pra, duhet të kemi aeroporte që operojnë. Pra jemi duke pritur një moment sa më oportun, kur të hapet transporti ndërkombëtar që të caktojmë datën”, tha Balluku.

“Kështu bëmë dhe Karavastanë, që dje mbyllëm dhe ofertën. Ka një interes nga kompanitë ndërkombëtare dhe nuk do ta nisim më nga 60 ditë, por nga koha që është ndërprerë. Kanë mbetur 12 ditët e fundit, por ne do lëmë 2-3 javë që kompanitë të përpilojnë dokumentet dhe të jenë gati”, – tha Balluku.

Aeroporti i Vlorës, qeveria shqiptare prezanton projektin e ri

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME