Categories Lajme

“Nga bajpasi i Vlorës, tek Lungomare 2”, nivel europian infrastrukture për Vlorën (Foto)

Punimet për ndërtimin e bypass-it të Vlorës po ecin me ritme të shpejta. Janë 29 kilometra rrugë, 5 ura, si dhe 15 rrethrrotullime të cilat do ndihmojnë lehtësimin e trafikut në këtë aks rrugor. Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, si dhe nga kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, inspektuan nga afër punimet në këtë aks rrugor.

“Këtu jemi në kilometrin e 27-të në përfundim të rrugës. Ky aks është 29 kilometra, që është dhe pika që lidhet me portin e jahteve. Po punohet me ritme të shpejta. Janë disbursuar me pagesat, ata ecin dhe në formën e bonusit. Sa më shpejt ecën puna, aq më shpejt paguhen. Inertet po i kthejmë në vepër arti. Çdo 1,5 km është parashikuar vendpushim, janë 5 ura në 29 km, por po të shtojmë dhe një urë të vogël janë 6 në total.

I kemi studiuar edhe një herë pas tërmetit të 26 nëntorit për t’i futur në parametrat e duhura antisizmike. Kemi 15 rrethrrotullime, që të gjitha i kemi zgjidhur dhe problematikën që kemi pasur me zonën e varrezave, duke gjetur një zgjidhje shumë të mirë, në bashkëpunim me komunitetin dhe bashkinë. Kjo vepër po ecën me ritme të mira, totalisht e çliruar nga pengesat. Kompania po ecën me ritme të shpejta dhe jemi në hapat e duhura sipas grafikut”, – tha Balluku.

Inxhinieri i kompanisë tha se brenda vjeshtës pastrohen inertet. “Për pjesën e skarpateve, që i trashëguam nga kontrata e mëparshme, themi që deri në vjeshtën e ardhshme ne i mobilizojmë hidroambientin dhe nuk do duket më ajo panoramë që ka qenë”, – u shpreh ai.

“Ka qenë skandal, kjo duhet të kihet parasysh në të gjitha projektet. Këto inertet, që i marrin e i lëshojnë, duhet të ndërhyhet dhe integruar. Kjo natyrisht do të sjellë dhe një ulje më të madhe të trafikut brenda Lungomares dhe me Lungomaren 3, që do ta bëjë Fondi i Zhvillimit deri në Radhimë, më pas është segmenti Orikum-Dukat, dhe pastaj dhe tuneli i Llogorasë dhe bëhet kompletimi përfundimtar, dhe kthehet jo vetëm në një superdestinacion turistik dhe trashëgimie kulturore, por dhe nga pikëpamja e infrastrukturës”, – theksoi Rama. “Plotësohet dhe me bajpasin e Fierit dhe me planin për të vijuar me të gjithë projektin adriatiko-jonian, kemi lidhje të autostradave të krahut perëndimor”, – tha Balluku.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kakome/ Hapet hyrja drejt plazhit, protestuesit rrëzojnë rrethimin dhe godinat e rojeve

Muret rrethuese, godinat e rojeve dhe telat rrethues në Gjirin e Kakomesë u hoqën nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në Sarandë, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndëshkuar një drejtues mjeti lundrues

Hyri me motor uji në zonën e pushuesve, gjobitet me 530 mijë lekë dhe i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME