Categories Lajme

Qytetarët denoncojnë shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor, policia ndëshkon 546 drejtues

Në të gjithë vendin, gjatë kësaj jave, janë denoncuar nga qytetarët 546 raste, për drejtues mjetesh që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. Sipas Policisë së Shtetit, drejtuesit e mjeteve shkelin semaforin, nuk u japin përparësi këmbësorëve në semafor apo në vendkalimin e tyre, nuk durojnë dot në radhë, por parakalojnë në mënyrë të gabuar duke u bërë shkak për trafik të rënduar dhe burim për aksidente rrugore, pushojnë mjetet mbi trotuare, në vendkalime këmbësoresh apo qëndrojnë në rresht të dytë dhe vende të tjera të rezervuara, duke shkaktuar shqetësime dhe konfuzion në trafik. “Komisariati Dixhital, 112-ta dhe adresa të tjera zyrtare të Policisë së Shtetit janë në dispozicion të qytetarëve, për të denoncuar paligjshmëri. Krahas kontrolleve policore në terren, vijon bashkëpunimi me qytetaret, të cilët çdo ditë e më shumë adresojnë shqetësimet dhe ankesat e tyre, për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor, nëpërmjet Komisariatit Dixhital, në numrin e emergjencave 112 dhe adresa të tjera zyrtare të vëna në dispozicion nga Policia e Shtetit”, – thekson policia.

Duke vlerësuar shqetësimet dhe bashkëpunimin me qytetarët në funksion të rregullit dhe sigurisë, efektivet e Policisë Rrugore dhe ata të patrullave të përgjithshme në të gjithë vendin, kanë verifikuar dhe proceduar në çdo rast që janë konstatuar shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. vetëm përgjatë kësaj jave, falë bashkëpunimit me qytetarët dhe ankesave të tyre, janë verifikuar dhe proceduar administrativisht: 387 mjete për pushim dhe qëndrim të gabuar, 14 mjete për shkelje të semaforit, 92 mjete për parakalim dhe pozicionim të gabuar në zonën e kryqëzimit, 53 mjete për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve në vendkalimin e tyre. Policia e Shtetit falënderon qytetarët për besimin dhe bashkëpunimin e manifestuar dhe fton sërish cilindo që konstaton apo ndeshet me paligjshmëri, jo vetëm në fushën e qarkullimit rrugor, por për çdo veprim tjetër qe është i dënueshëm, të denoncojë në Komisariatin Dixhital, në numrin 112 e në adresat e tjera zyrtare të Policisë së Shtetit duke u garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm ligjor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME