Categories Lajme

Dëmet nga tërmeti/ Specialistë italianë dhe shqiptarë inspektojnë monumentet e kulturës

Një sërë monumente kulture në vendin tonë janë inspektuan ditët e fundit nga një grup specialistësh italianë dhe të Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore dhe Drejtorive Rajonale të Trashëgimisë Kulturore, Tiranë dhe Shkodër. Ministria e Kulturës pas ngjarjeve sizmike të ndodhura në 26 nëntor ka kërkuar pjesëmarrjen e ekspertëve të huaj për të ndihmuar autoritetet shqiptare në administrimin e urgjencës për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

Ambasada Italiane iu përgjigj thirrjes dhe mbështeti me misionin “Task Force Italiana U4H”. Ky mision i parë konsiston në njohjen dhe vlerësimin e nevojave aktuale nëpërmjet studimeve në terren. Në vijim të punës, grupi i specialistëve italianë dhe specialistëve të Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore e DRTK Tiranë inspektuan ndërtesën e Bibliotekës Kombëtare, Tiranë, “Banesën Shtetërore (ish Esat Mlika – Muzeu Etnografik dhe i Tërmetit)”, Lezhë,  kalanë e Lezhës si dhe kalanë e Prezës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamjet nga Shkoza: Si tentoi 23-vjeçari grabitjen me pistoletë lodër

Policia ka publikuar pamjet, kur i riu me inicialet K.Y., 23 vjeç, tentoi të vjedhë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Përplasi me dashje një qen dhe u largua, policia shpall në kërkim drejtuesin e automjetit

Një video e publikuar në rrjetet sociale ka shkaktuar reagime të forta dhe zemërim në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

BE-ja shtrëngon rregullat për migracionin: Nga azili te kthimet, hyn në fuqi reforma e re

Që nga 12 qershori, në të gjithë Bashkimin Evropian ka hyrë plotësisht në fuqi Pakti…

LEXO ME SHUME