Categories Lajme

Korçë/ Përplasi me dashje një qen dhe u largua, policia shpall në kërkim drejtuesin e automjetit

Një video e publikuar në rrjetet sociale ka shkaktuar reagime të forta dhe zemërim në opinionin publik, pasi shfaq momentin kur një drejtues mjeti përplas qëllimisht një qen që ndodhej në rrugë.

Pas publikimit të pamjeve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë kanë kryer veprimet verifikuese për identifikimin e automjetit dhe drejtuesit të tij.

Sipas policisë, shtetasi me inicialet Gj.Ç. është shpallur në kërkim, ndërsa ndaj tij ka nisur procedimi penal për veprën penale “Vrasja me dashje e kafshës së shoqërimit”, mbetur në tentativë.

Nga hetimet paraprake rezulton se kafsha ka pësuar dëmtime si pasojë e përplasjes së qëllimshme. Ndërkohë, ngjarja ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku qytetarët kanë kërkuar ndëshkimin e autorit dhe zbatimin e ligjit për mbrojtjen e kafshëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME