Categories Lajme

200 mijë simulime online për patentë në 10 muaj /Sistem i avancuar monitorimi interaktiv në 15 objekte

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor po vijon punën për instalimin e sistemit më të avancuar të monitorimit interaktiv të realizuar ndonjëherë në Shqipëri, në marrjen e patentave. “Pasi rishikuam 63% testin e teorisë, ndërgjegjësuam aplikantët gjatë 2019-ës se e kalon nëse mëson, se testi “lodhu kot, gjej sekser” iku, kemi një reagim fantastik me 200 mijë simulime online të Testit Zyrtar në: www.dpshtrr.al në 10 muaj”, thuhet në një njoftim të DPSHTRR-së.

Tashmë, sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor vijon faza e dytë, ku po punohet për instalimin e sistemit më të avancuar të monitorimit interaktiv në 15 objekte. “Teknologji e pajisje nga Amerika e Veriut! Figurë/zë/zoom live/ID nga sallat e çdo shërbimi deri te Poligonet (edhe këto në procedura) dhe testi i praktikës në mjet në ecje (fazë provash) me synim që të kemi sistemin, sallën qendrore, strukturën, rrjetin, trajnimet, operative brenda 2020”, vijon njoftimi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME