Ka ndërruar jetë turisti anglez 21-vjeçar, i cili ra nga kati i tretë i një hoteli në Dhërmi. Policia njofton se turisti anglez Z. C. ka ndërruar jetë rrugës për në Spitalin e Vlorës. I riu nga Anglia dyshohet se ishte në gjendje të dehur, në momentin kur u rrëzua nga kati i tretë.
Dhërmi/Informacion shtesë , Në vijim të informacionit paraprak të dhënë me parë, ku shtetasi anglez Z. C., ka rënë nga kati i tretë i një hoteli, njoftojmë se rrugës për në Spitalin e Vlorës ky shtetas ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.