Lajme

Radarë e dronë nga Vlora në Sarandë, policia “bën namin” në një javë, rreth dy mijë gjoba dhe tre shoferë të arrestuar

Policia në Vlorë ka vijuar kontrollet me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe shkeljeve rrugore.

Si rezultat janë pezulluar 19 leje drejtimi, nga të cilat 12 për tejkalim të normave të shpejtësisë dhe 7 për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Njoftimi i plotë:

Policia Rrugore vijon kontrollet intensive në të gjitha akset rrugore, në Vlorë dhe në Sarandë, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor.

Kontrollet e shtuara kanë për qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe garantimin e qarkullimit sa më normal në akset rrugore të Vlorës dhe të Sarandës, duke marrë parasysh fluksin e lartë të pushuesve që përshkojnë këto akse, me automjetet e tyre.

Gjatë një jave, si rezultat i kontrolleve të shtuara në kuadër të masave për sezonin turistik, duke përdorur radarë, dronë, kamera, aparate fotografike dhe alkooltestues, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët, të cilët kanë denoncuar në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, janë arrestuar 3 drejtues mjetesh dhe janë proceduar në gjendje të lirë 3 tjerë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Janë pezulluar 19 leje drejtimi, nga të cilat 12 për tejkalim të normave të shpejtësisë dhe 7 për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Janë vendosur gjithsej 1839 masa administrative, nga të cilat:
– 151 masa për tejkalim shpejtësie;
– 121 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
– 71 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;
– 28 masa për përdorimin e aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit;
– 149 masa për parakalime të gabuara;
– 651 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore dhe rregullat e qarkullimit;
– 668 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.Policia Rrugore e Vlorës apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin përdorimin e alkoolit dhe celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close