Categories Lajme

Rama: 30 mijë vaksina të tjera Pfizer vijnë në Prill

Pasi mori dozën e dytë të vaksinës antiCovid, kryeministri Edi Rama tha për gazetarët se Shqipëria ka hyrë në fazën e zbatimit të kontratës së Pfizer-it. Sipas tij kjo pjesë është e rëndësishme pavarësisht se të hënën erdhën në Shqipëri shumë më pak doza nga sa ishin parashikuar.

Shqipëria sëbashku me Serbinë janë të vetmet vende që kanë nisur vaksinimin për mjekët dhe infermierët, tha kreu i ekzekutivit. Po ashtu ai njoftoi se mbrëmjen e kaluar ka marrë konfirmimin se gjatë muajit Shkurt do të vijnë mbi 40 mijë doza nga Pfizer. Me ardhjen e këtyre dozave, Rama tha se është i mundur vaksinimi i gjithë bluzave të bardha, por do të niset edhe me të moshuarit.

Mesa kemi mësuar imunizimi ka nevojë për të gjithë ciklin dhe ajo që është më e rëndësishme është që kemi hyrë në zbatimin e kontratës me Pfizerin. Dje kanë ardhur dozat që kanë hapur rrugën. Natyrisht që nëse i shohim numrat ngushtë dhe nëse nuk e shohim të gjithë panoramën dhe të gjithë planin atëherë duket shumë pak, por në fakt, e para mos të harrojmë që në rajon jemi i vetmi vend së bashku me Serbinë që ka hyrë në zbatimin e kontratës dhe ka filluar vaksinimin për mjekët dhe infermierët. Së dyti mos të harrojmë që situata e përgjithshme e vaksinimit në krejt Europën është tejet kaotike. Së treti po dje në darkë vonë kemi marrë konfirmimin nga Pfizer që në mesin e shkurtit mbërrijnë 10 mijë e kusur dozat e parashikuara dhe brenda shkurtit vijnë edhe 30 mijë e kusur dozat e tjera sipas angazhimit të darkës së vonë mbrëmë. Jemi gati të vaksinojmë të gjithë mjekët dhe infermierët dhe të fillojmë me ata që janë në moshë më të thyer”, tha Rama.

Kryeministri shtoi se qeveria është pranë një marrëveshje me AstraZeneca, ndërsa theksoi se skenari për vaksinimin e popullatës në 14 muaj është ende i realizueshëm.

Kreu i qeverisë tha se situata është dinamike, ndërsa premtoi se do të bëjë publike analizat e antitrupave për të vërtetuar që nuk ka marrë ujë fiziologjik, por vaksinën.

“Nuk ka gjëra fikse, nuk ka data fikse është një situatë dinamike për të gjithë. Lërjani shkencëtarët shkencën dhe mos ndërhyni në debate që janë shumë të komplikuara të natyrës shkencore. Vaksina është me dëshirë. Vaksina nuk është me pagesë, është falas. Ne iu këshillojmë të gjithëve që të mos hezitojnë që ta bëjnë. Arsyeja pse vij këtu është vetëm për të përcjellë këtë mesazh. Siç kam premtuar do t’ju vë në dispozicion analizën e antitrupave për të parë ka pasur apo jo efekt, ka qenë ujë fiziologjik nga rrjetat e kokës së analistëve apo ka qenë Pfizer. Për të tjerat duhet durim, ne jemi ditë natë për këtë punë realisht”, tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME