Categories Sport

Daja: Afrimet e janarit s’na kanë ndihmuar, javën tjetër do kemi rinovime

Partizani luan nesër në Fier ndaj Apolonisë, një kundërshtar i lehtë në letër. Para kësaj sfide në konferencë për shtyp foli trajneri i të kuqve, Ilir Daja.

“Barazuam me Laçin në ndeshjen e fundit, që është një prej pretendentëve. Ne jemi me të njëjtin kontingjent, përveç janarit, sepse afrimet e janarit nuk na kanë ndihmuar shumë, por nuk kanë qenë pjesë e rëndësishme e grupit. Kemi luajtur mirë dhe na jep garanci për të ardhmen.

Mendojmë se jemi në gjendje të mirë, por nuk ka ndeshje të lehta. Në fillim të këtij viti kemi barazuar në Elbasan. Atmosfera është e mirë, përveç lojtarëve të dëmtuar, që nuk do jenë pjesë e jona. Jemi mirë edhe psikologjikisht.

E vështirë do të jetë ta vlerësojmë Apoloninë, ashtu si çdo kundërshtar tjetër në Superiore sepse në fund çdo ndeshje vlen 3 pikë. Jemi ekipi që kemi shënuar më shumë gola deri tani. Duhet të jemi më cinikë përpara portës, por e rëndësishme është të krijojmë raste sepse goli do të vijë më pas.

Kemi situatë me bonus psikologjik sepse i bëjmë llogaritë me veten, jo me të tjerët. Kemi mbajtur vendin e dytë për kohë të gjatë dhe kemi më shumë pikë dhe lojë më të mirë. Përveç rinovimeve do e përmirësojmë grupin në pikat e dobëta. Kemi kohën e duhur. Duhet të nisë puna deri tani sepse janë lojtarë të rëndësishëm dhe duam t’i kemi në vazhdimësi.

Kemi nisur punën dhe para derbit drejtori dhe stafi do ulemi për të bërë të mundur rinovimet për vazhdimësinë. Asnjë i dëmtuar nuk rikuperohet për Apoloninë. Po stërviten të veçuar dhe këtë javë do jenë jashtë.

Mëllugja dhe Domingues po marrin formën e duhur për rolin në fushë dhe gjendjen fizike dhe duke parë ecurinë e lojës, mund të jenë në fushë ndaj Apolonisë. Vllaznia humbi në ndeshjen e fundit dhe ne nuk fituam, kështu që është më e rëndësishme të përqendrohemi te ndeshjet tona”, përfundoi Daja. /abc

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME