Categories Lajme

Rama: Askush nuk e ka kuptuar më mirë rajonin se Merkel, pa të Ballkani nuk do ishte si sot

“Pa Kancelaren Angela Merkel, Ballkani e Europa nuk do ishin siç janë sot, pavarësisht sfidave dhe problemeve që mbeten të pazgjidhura”, deklaroi sot Kryeministri Edi Rama, në një konferencë të përbashkët për shtyp në Tiranë me Kancelaren e Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel.

Në fillim të fjalës së tij, Kryeministri Rama tha se “kjo është një ditë e bukur, por edhe e trishtuar. Është një ditë e bukur pasi kemi privilegjin të presim në Tiranë një mike të Ballkanit, të shqiptarëve dhe gjithë popujve të këtij rajoni. Por njëkohësisht është një ditë e trishtuar, sepse në njëfarë mënyre, kjo është edhe vizita e lamtumirës e Angela Merkel si Kancelare e Gjermanisë”.

Kryeministri tha se “askush nuk ka bërë për këtë rajon, pas kapërcimit të luftës, më shumë sesa Kancelarja gjermane, dhe ajo që është akoma më e rëndësishme sipas meje, është që askush nuk e ka kuptuar këtë rajon më mirë sesa Kancelarja gjermane”.

“Me Kancelaren është gjithmonë një problem, sepse nuk i ka qejf fjalimet me shumë fjalë të bukura, por njëkohësisht është shumë e sinqertë edhe shprehja e fjalëve më të mira lidhur me çka ajo bëri duke iniciuar Procesin e Berlinit, një proces i cili është një vizion largpamës jo thjesht për të kaluar një fazë disavjeçare, por për ta parë të ardhmen të gjithë së bashku”, tha Rama.

Përtej të gjitha rezultateve konkrete në aspektin e fushave që mbulon Procesi i Berlinit, Kryeministri tha se “arritja më e madhe e këtij procesi është vendosja e një fryme bashkëpunimi, bashkëveprimi dhe e sensit të së ardhmes së përbashkët”.

“Sot ishte privilegj që Kancelarja të ishte në Tiranë në pamundësi për të vizituar të gjitha vendet, dhe këtu të kishim takimet bilaterale dhe takimet me të gjithë liderët e rajonit tonë”, tha Rama.

Ai i shprehu Kancelares mirënjohjen për atë që Gjermania ka bërë për Shqipërinë. “Nuk po hyj t’i numëroj, se janë shumë në aspektin e mbështetjes bilaterale dhe atë që Kancelarja personalisht ka bërë për rajonin”, tha Rama.

Kryeministri tha se e respekton maksimalisht faktin se Kancelarja është një lidere që drejton Gjermaninë prej shumë e shumë vitesh por që asnjëherë nuk ka munguar t’i japë zemër politikës europiane. Por njëkohësisht, vijoi ai, “është gjermane dhe kohën e ka të shtrenjtë, oraret të rëndësishme”.

Rama tha se “sot Ballkani Perëndimor është një vend shumë më i mirë sesa ishte para se Angela Merkel të niste Procesin e Berlinit”.

“Patjetër që pavarësisht se kjo do të ketë vazhdimin në politikën gjermane cilido qoftë fituesi, Angela Merkel do t’i mungojë këtij rajoni. Interesi i të gjithëve është të dëgjojmë më shumë fjalët e saj se të miat. I shpreh edhe një herë të gjithë mirënjohjen, falënderimet dhe duke i thënë se ishte privilegj, nder, kënaqësi që unë të kisha këtë detyrë në të njëjtën kohë me të dhe që të kisha mundësinë të njihesha me të, të mësoja prej saj dhe sipas meje modestisht sot është një moment kur të gjithë ne jemi të vetëdijshëm qoftë për çka Kancelarja ka bërë, edhe për boshllëkun që ajo lë. Shpresoj që më herët se vonë ky boshllëk të mbushet”, tha Rama.

Rama tha se Kancelarja do të jetë e lirë në një kohë më të afërt dhe “shpresoj se do të ketë dëshirën të rikthehet në Ballkan dhe në Shqipëri për të lexuar më nga afër realitetin tonë dhe për t’u shpërblyer me diellin, detin, natyrën dhe humorin e Ballkanit që në këtë fushë është shumë më para BE-së”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME