Categories Lajme

Rama do të vizitojë Athinën si piktor më 20 mars, pritet të çelë ekspozitën e tij

Kryeministri Shqiptar Edi Rama do të vizitojë Greqinë në datat 20-21 mars, ku pritet të hapë në Athinë një ekspozitë me pikturat e tij.

Ndonëse jo një vizitë zyrtare, Rama do të zhvillojë takime edhe me disa përfaqësues të politikës për të diskutuar mbi marrëdhëniet mes dy vendeve. Rama pritet të ketë takime me kryetarin e kuvendit Kostas Tasulas dhe presidenten e vendit Katerina Sakellaropoulou.

Sipas informacioneve të para, kryeministri do të mbërrijë në Athinë mesditën e datës 20 dhe menjëherë do të nisë takimet me ministrin e jashtëm Nikos Dendias me të cilin do të ketë edhe një drekë pune.

Në formatin e bisedimeve do të jetë e pranishme edhe ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka si dhe një delegacion diplomatësh për të diskutuar disa prej marrëveshjeve të lëna përgjysmë mes dy vendeve.

Pasditen e datës 20 do të çelë në “Zapion Megaro” ekspozitën e tij, nën shoqërinë e homologut Mitsotakis, për të vazhduar në një darkë pune me të.

Agjenda e kryeministrit shqiptar në Greqi do të mbyllet pasditen e datës 21, me pjesëmarrjen e tij  forumin ekonomik të Delfit, ku do të marrin pjesë biznesmenë dhe krerë korporatash nga më të mëdhatë në Greqi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Më dhunoi djalin”, nëna kallëzon edukatoren e kopshtit në Tiranë

Një 32-vjeçare ka denoncuar në polici se djali i saj kishte rënë pre e dhunës…

LEXO ME SHUME