Categories Lajme

Rama: Dozat e para të Pfizet më pak se planifikuam! Jemi pranë marrëveshjen me Astra-Zenecan

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se dozat e para të Pfizer do të vijnë në sasi më të pakët se sa ishte planifikuar, pra më pak se 10 700. Duke folur për gazetarët në përfundim të mbledhjes me krerët e qarqeve në selinë e PS, Rama u shpreh se janë shumë pranë një marrëveshje me Astra-Zenecan.

Ai sulmoi sërish BE por edhe mekanizmin COVAX duke theksuar se aty ka një problem të jashtëzakonshëm dhe kanë filluar kërcënimet për hedhje nëpër gjyqe. Gjithsesi, theksoi ai, skenari i vaksinimit brenda 14 muajsh nuk ka rënë, pavarësisht vonesave.

Jemi fatmirësisht në kushtet kur kemi një kontratë direkt dhe nuk kemi nevojë për mekanizma të BE. Nuk jemi as në dorë të mekanizmit të COVAX që dhe aty problemi është i jashtëzakonshëm. Kanë filluar kërcënimet për hedhje nëpër gjyqe,. Ndërkohë që ne kemi vetëm një spostim në kohë pasi dozat e para të Pfizer do të vinin në javën e tretë të janarit dhe sipas konfirmimit të fundit dozat e para mbërrijnë sot në darkë dhe vazhdojnë me faza.

Jemi shumë afër një marrëveshje përfundimtare me AstraZenecën dhe vazhdojnë kontaktet tona me tre shtete që jemi në rrugë të mbarë. Mund ta them që skenari i parë i vaksinimit brenda 14 muajsh nuk ka rënë akoma pavarësisht këtyre vonesave që nuk kanë të bëjnë me ndonjë gabim nga ne. Do vazhdojmë ne mjekët dhe infermierët sepse ata kanë radhën të parët,. Pastaj me të moshuarit. Nuk e kam të saktë sa doza mbërrijnë sot por e sigurt është që ne do të vazhdojmë të vaksinojmë të tjerë.  Sot vijnë doza më pak se ato që ishin angazhuar për partinë e parë por sidoqoftë e rëndësishme është që fillon vaksinimi i dytë dhe pastaj me të tjerët“, tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME