Categories Lajme

Rama mban fjalën në New York dhe “shkrin” së qeshuri sallën: Amerikanët të joshin, kur mbarojnë punë thonë “kush je”

Kryeministri Edi Rama është vlerësuar me çmimin “Pionerit Global”, nga ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton. Pasi mori çmimin Rama ka mbajtur edhe një fjalim, ku në lidhje me strehimin e afganëve tha se “shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut”.

Ai tha se kur i kishin propozuar për strehimin e afganëve nuk e kishte menduar, por menjëherë kishte pranuar. Rama nuk ka kursyer aspak batutat duke bërë që gjithë salla të “shkrihej” së qeshuri.

“Përpara se të them ato që dua tju them, dua tju tregoj se sipas Vital Voice, në familjen time, gruas sime Linda, modestia nuk është pika ime e fortë, jam i sëkëlldisur për nderimin e jashtëzakonshëm që më bëtë, sepse kjo më duket një shenjë alarmuese për botën ku jetojmë.

Përpara se të mbërrinte sekretarja Clinton, ‘hija e saj’ (i referohet truprojës), në fakt është hije shumë e bukur, më tha se unë isha hero. Por unë nuk jam “hero”, e meqë po flasim për heronj dua tiu them ju që heronjtë janë njerëz të tjerë. Janë ata që strehuan herbrenjtë.

Ata që mund të humbnin gjithçka në Luftën e dytë Botërore dhe shpëtuan hebrenjtë. Por veprimtaria e tij e fshehjes në fshatra ishte disi dhe kur nazistën shkuan tek ai dhe kërkuan që të dorëzonte hebrenjë ai u dorëzoi djemtë e tij, të cilët përfunduan në Mauthausen, por nuk i dorëzoi hebrenjrë

“Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut”. Nënvizoj fjalën mik në këtë paragraf do të thotë jo vetë ata që fton, por edhe ata që trokasin në derën tënde.

Të jesh kryeministër i një vendi të NATO-s është një gjë shumë e thjeshtë, pasi nuk të takon ty që të marrësh vendimet. Në gusht unë u njoha me rastin e grave afgane, dhe ai më tha, “a duhet të të telefonojë sekretarja Clinton”, jo i thashë, “le ta bëjmë këtë punë”, dhe nëse nuk do të harrojë le të më marrë. Të gjitha gratë janë të sigurta në Shqipëri.

E di meqë ra llafi, se është shumë Amerikane, të paparë kur vejnë puna për të joshur e pastaj kur mbarojnë punë të thonë “Më fal kush je?”. Por nuk ishte ky rasti ajo më telefonoi, kur të gjithë ishin shpëtuar dhe vendosur”tha ai ndër të tjera.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME