Categories Lajme

Përparim Rama merr detyrën si kryekomunar i Prishtinës, Shpend Ahmeti i bën dhuratë një tastierë pa shkronjat “P dhe R”

Përparim Rama ka marrë sot zyrtarisht detyrën e kryetarit të Prishtinës. Ish-kryetari Shpend Ahmeti e priti në zyrë dhe i dorëzoi detyrën, si dhe i bëri një dhuratë modeste; një tastierë kompjuteri pa shkronjën “P dhe R”.

Rama tha se dashuria për Prishtinën është ajo që i bashkon të gjithë, pa dallime partiake, duke shprehur dhe ambicien se do të udhëheq kryeqytetin e vendit për tetë vjet.

Ndërsa, ish kryetari Ahmeti tha se kjo detyrë është më e vështira në Kosovë, pasi çdo kohë duhet qenë në gatishmëri për qytetarët. Ai i dorëzoi Përparim Ramës edhe një dhuratë.

“Po ta jap këtë tastierë, por pa shkronjën P dhe R, mos me shkru emrin Përparim Rama”, tha Ahmeti teksa i dorëzoi tastierën. Megjithatë, Përparim Rama qe i shpejtë dhe iu përgjigj se ‘’me P dhe R shkruhet Prishtina.’’

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shfrytëzonte në mënyrë të paligjshme inertet në lumin e Valbonës, IKMT i vendos gjobë 2 mln lekë subjektit

Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka gjobitur me 2 milionë lekë subjektin Sh.Mulosmani,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Renditja/ Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit

Çmimet e bulmetit në vendin tonë janë shtrenjtuar aq shumë vitit e fundit, duke bërë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy efektivë policie humbin jetën në ambientet e burgut 313

Dy efektivë policie kanë humbur jetën në ambientet e paraburgimit 313 në Tiranë. Sipas informacioneve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë/ 74-vjeçari gjendet pa shenja jete në dhomën e hotelit në Jalë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e së dielës në Jalë, në Bashkinë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Maliq/ 31-vjeçari dërgohet me urgjencë drejt Traumës, U rrëzua në greminë, duke mbledhur çaj mali

Drilon Agolli, 31 vjeç u rrëzua ditën e djeshme nga një shkëmb në Malin e…

LEXO ME SHUME