Categories Lajme, Turizëm

Rama ndan pamje të luginës së Vermoshit: Mrekulli e Alpeve shqiptare

Në Ditën Ndërkombëtare të Danubit, Kryeministri Edi Rama ndau pamje të luginës së Vermoshit, pjesë e basenit të Danubit, që shtrihet në zonën më veriperëndimore të Alpeve shqiptare.

“Mirëmëngjes dhe me luginën e Vermoshit, mrekullinë e Alpeve shqiptare, në ditën ndërkombëtare të Danubit si pjesë e 19 shteteve ku shtrihet baseni i këtij lumi të madh, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.

29 qershori është Dita Ndërkombëtare e Danubit.

Lumi i Vermoshit është i vetmi në Shqipëri që nuk derdhet në detin Adriatik dhe ndryshe nga lumenjtë e tjerë ai rrjedh nga perëndimi në lindje. Lugina e Vermoshit me dy degët e saj, Lëpushës dhe Grebenit është pjesë e basenit të Danubit.

Me më shumë se 800 000 km2 rreth 12% të Europës kontinentale, baseni i lumit Danub shtrihet në 19 shtete ku bën pjesë edhe zona më veriperëndimore e Alpeve shqiptare.

Danubi vlerësohet si baseni më ndërkombëtar në botë dhe festimeve të ditës kushtuar Danubit iu bashkua edhe vendi ynë. “Vizitoni luginën e Vermoshit këtë mrekulli të Alpeve shqiptare si pjesë e Danubit të madh”, thuhet në videon e publikuar nga kryeministri Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME