Categories Lajme

Rama nga Berati: 70% e vaksinave të ndara në 10 shtete. Tërmeti dhe pandemia sfida të vështira

Kryeministri Edi Rama këtë të premte, ndodhet në qytetin e Beratit ku po zhvillon një takim me banorët e komunitetit atje. Gjatë fjalës së tij hapëse, Rama renditi problematikat që është shoqëruar mandati i dytë qeverisës, i shoqëruar me tërmetet e 2019-ës dhe pandeminë e COVID.

Teksa u ndal tek kjo e fundit, Rama tha se shpejt do të kemi lajme të mira. Ai nuk i fshehu vështirësitë që lidhen me sigurimin e vaksinave, ku tha se 70% e prodhimit të tyre është shpërndarë në 10 shtete. Po ashtu, kryeministri citoi vështirësitë që ka turizmi, duke qenë se qyteti i Beratit është mirëpritës i mijërave prej tyre, vendas e të huaj.

“Pandemia një sfidë jetësore që do e fitojmë, ku falë bashkimit të madh të njerëzve me vetëdijen që është një sfidë që i përket të gjithëve, nuk i përket vetëm qeverisë, shtetit por çdo qytetari. Ne kemi arritur ta përballojmë me të gjithë vështirësitë që janë gjendur. Tani do i japim një shtysë finale me vaksinat, që është kthyer në një çështje të mëdha botërore. Të gjitha shtetet kanë nevojë për vaksina, 70% të vaksinave sot janë të shtrira tek 7 shtete.

Ka një sfidë të madhe, por falë këmbënguljes, angazhimit, durimit të madh ia kemi dalë të nisim vaksinimin. Janë plot 149 shtete që kanë pasur vështirë të jashtëzakonshme dhe ende nuk kanë bërë vaksinën e parë. Brenda muajit mars ne do të përfundojmë vaksinimin e mjekëve dhe së shpejti do të kemi lajme të mira për sigurimin e sasive të domosdoshme, jo vetëm për ta ulur ritmin por ta kthyer këtë sezon pranveror në një vaksinim masiv.

Kishim tronditjen e tërmetit, shumë persona mbetën pa çati, por pati dhe probleme në të gjithë vendin. Duke e bërë këtë mandat të dytë të qeverisjes tonë një mandat karakteri. Një mandat për të dëshmuar forcën e karakterit, për të mos u përkulur përpara këtyre goditjeve dhe të bëhemi më të fortë.

Si po dalim më të fortë në procesin e rindërtimin ku shumë persona po kthehen në shtëpi më të mëdha, të sigurta, ashtu do të dalim më të fortë nga kjo fazë pandemie. Pandemia ka pasur një faktor negativ në turizmin dhe si e tillë e ka goditur Shqipërinë në mënyrë të posaçme si një vend turistik. Por është fantastike që njerëzit kanë rezistuar dhe kanë vazhduar të punojnë dhe vetëm në vitet e fundit janë ndërtuar, janë bërë gati 250 dhoma të reja dhe në periudhën qysh se ne kemi nisur për rilindje urbane këtu janë katërfishuar kapacitetet.

Janë 70 bujtina, por edhe disa hotele që anë vërtetë standarde fantastike. Ka një shifër që flet shumë për ndryshimin e madhe që ka nisur. Do të jetë më e prekshme shifra po të mos kemi pasur në mes armikun e padukshëm. Por janë gjysmë milioni vizitorë në Kalanë e Beratit nga 2014 e tutje. Një numër vizitorësh që s’ka lidhje me të shkuarën, është një shifër domethënëse e bizneseve të vogla dhe të reja që janë hapur në bashkinë e Beratit dhe më gjerë se kaq.

Një qark që po shkohet gjithnjë e më shumë në krijimin e vlerave të trashëgimisë, traditës, në burime për të investuar të ardhmen dhe përfituar përmes mikpritjes, turizmit. Në këtë qark ka eksportues të rëndësishëm, grumbullues të rëndësishëm, rrjete njerëzish të lidhura bashkë që funksionojnë më së miri për të rritur vlerën e prodhimit në treg, duke u organizuar, Ka edhe sfida, padiskutim. Ka plot gjëra që janë në mes dhe imponojnë pikërisht bashkimin e forcave”, tha kryeministri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME