Categories Covid-19, Lajme

Vajza e piktorit që ndërroi jetë nga COVID: Nuk duhet neglizhuar asnjë minutë nga kjo sëmundje

Dorina Arapi, vajza e piktorit të njohur Mustafa Arapi i cili ndërroi jetë nga COVID rreth një muaj më parë ka treguar simptomat e para që kanë pasur prindërit e saj dhe hapat që kanë ndjekur deri në shtrimin në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Ajo thotë se pasi ka bërë skanerin, babai i saj rezultoi i prekur me 70% të mushkërive të prekura. Dorina Arapi rrëfen se brenda 2 muajve familja e saj ka humbur 3 njerëz të dashur nga COVID, duke bërë thirrje që kjo sëmundje të mos neglizhohet asnjë minutë kjo sëmundje, pasi kushton jetë.

“Skam folur deri më tani për një shqetësim rreth simptomave të para të kovidit kur ju shfaq mamit e babit… Babi kishte 2 ditë me kollë të fortë, dhimbje koke, këputje të trupit, si dhe temperaturë 38. Me 15 janar, babi bëri tamponin, dhe doli pozitiv. Gjithashtu dhe mami në të njëjtën kohë… Të dy u drejtuan drejt një klinike private. Babi dhe mami i shpjeguan mjekut gjendjen e tyre, e veçanërisht atë të babit…

Babi kishte 15 vjet që kurohej nga piastrinat e merrte ilaçe. Babi i shpjegoi doktorit për të gjitha shenjat që kishte, për sëmundjen e tij. I kërkoi mjekut që ilaçet ti bënte intravenoze, si dhe të bënte skaner, pasi nuk ndjehej mirë… Por mjeku nuk ja rekomandoi…! Por i tha të merrte ilaçet kokrra për 4 ditë, dhe të përsëriste analizat për të parë ecurinë…. Pasi mori ilaçet atë natë, babi pati shumë shqetësime. I ra oksigjeni dhe u ndje keq shumë nga ilaçet. Me shumë vështirësi kontaktuam me doktorin në telefon, i cili e shpjegoi rënien e oksigjenit si normale… Babi vazhdonte të ndjehej keq, e ne përsëri tentuam të kontaktonim me doktorin, por nuk morëm përgjigje.

Më duhet të them që paketa e analizave për person ishte 15.000 dhe vizita 5000 për person. Duke llogaritur dhe ilacet që u blenë atë mbasdite, brenda 2-3 orëve, u shpezuan rreth 100.000 lekë…

Të nesërmen, pasi shokët e ngushtë të babit e detyruan të bënte skanerin, babi rezultoi me 70% të mushkërive të prekura…. Me këmbënguljen e miqve, të timen e të mamit, babin e shtruam në spital, tek ‘’Shefqet Ndroqi’’. Aty babi, mori shërbimin e mjekëve që treguan profesionalizëm e humanizëm.

Këtu falenderoj shumë doktor Arjan Mezinin dhe infermieren Rakela Hoxha!! Kam qenë në kontakt të vazhdueshëm me ta, duke më treguar për ecurinë e babit! Këtë gjë e konfirmoj dhe nga sms e babit që më shkruante, se doctor Arjani e vizitonte cdo 10 min e përkujdesej shumë për të. Apo sesi me Rakela e babi bënin dhe humor me njëri-tjetrin, një mënyrë kjo për të mbajtur lartë anën psikologjike të tij. Gjithashtu falenderoj dhe mjekët e tjerë në spital, që I qendruan babit pranë ato ditë.

Pavarësisht përmirësimit ditët e fundit, babi pësoi trombozë në zemër. Kjo sëmundje është e pabesë.

Mua, asgjë nuk ma kthen Babin në jetë! Por ajo që më shtyu ta shkruaj këtë status, është pyetja ime rreth momenteve të para të konfirmimit të sëmundjes dhe vizitës në klinikë: A duhej ta quaj paaftësi të mjekëve të caktuar, pakujdesi apo biznes? Këtu nuk përfshij të gjitha klinikat e mjekët, sepse ditën që do të bëhej varrimi i babit, unë në mëngjes me mamin, pasi dhe ajo ishte keq me kovid, lëviznim për të gjetur një klinikë për ta vizituar sërish mamin e për ti dhënë mjekimin e duhur. Dhe fatmirësisht, me terapinë e duhur, mami u shërua!

Familja ime brenda 2 muajve humbi 3 njerëz të dashur…. Kjo ka qenë një situatë e rëndë vecanërisht për mami im, që humbi bashkëshortin e prindërit e saj nga kovidi… Nuk duhet neglizhuar as dhe një minutë nga kjo sëmundje, sepse kjo kushton me jetën!!”, shkruan Dorina Arapi./mv.abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME