Categories Lajme

Rama paralajmëron rritjen e çmimit të energjisë për konsumatorët familjarë: Me ardhjen e verës duhet të rihapim diskutimin për fashën

Kryeministri Edi Rama, nga foltorja e Kuvendit, deklaroi se në verë do të rihapet diskutimi për fashën e energjisë elektrike, që u la pa u zbatuar vjet në nëntor, pas kundërshtimeve të ashpra, duke nënkuptuar rritjen e çmimit të energjisë për konsumtatorët familjarë. Kreu i qeverisë theksoi se deri më tani rritjen e këtij çmimi e mbulon qeveria. Qeveria tentoi vjet ta rriste çmimin mbi 900 kilovatë në rreth 50 lekë për kw/orë për konsumatorët familjarë.

“E kemi marrë këtë vend kur tabela e klasifikimit ishte si vijon. 220 euro paga mesatare. Ndërkohë që Kosova e kishte 440 euro dhe rajoni më lart. Kemi qenë të fundit, me diferencë. Me votimin e sotëm ne i hapim rrugën pagës mesatare 900 euro. Mjafton të shikohet sesa të ardhura kemi spostuar ne për të sistemuar në shtëpi dhjetëra mijëra familje për të kuptuar se pse kjo nuk u bë kur kishte mundësi të bëhej. Pastaj erdhi pandemia, pastaj lufta.

Sot vazhdon që në faturën e energjisë elektrike dhe për biznesin e vogël, të jetë dora e qeverisë. Ajo që paguajnë familjet s’është vlera reale e faturës. Familjet shqiptare dhe biznesi i vogël paguan ekzaktësisht çmimin që paguanin përpara krizës. Qeveria ka pasur dhe ka vullnetin për të vazhduar të paguajë.

Ne në verë do duhet të hapim diskutimin e fashës pasi konsumi do rritet. Nëse këtu do kishim të bënim me një ekonomi lënguese, nëse do të kishim të bënim me një pasqyrë si ajo që na vihet përpara saherë ka parlament me shifra një këtu e një atje si ajo përralla e asaj species që donte të zbukurohej dhe mori nga të gjitha kafshët ndonjë gjë dhe pastaj doli një monstër.

Ekonomia është thënë këtu dhe ndryshe nga ata që thoshin ndryshe, Papunësia është në nivelet e para pandemisë. Konsumi është rritur. Eksportet janë rritur dhe të gjitha këtu s’janë opinione, s’janë as shifra të nxjerra nga mënga sipas qejfit. Është e kotë fare që sot të bëjmë debat e lagu apo nuk e lagu përballë faktit që kjo shumicë qeverisëse po bën rritjen më të lartë historike të pagave”- tha Rama.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Më dhunoi djalin”, nëna kallëzon edukatoren e kopshtit në Tiranë

Një 32-vjeçare ka denoncuar në polici se djali i saj kishte rënë pre e dhunës…

LEXO ME SHUME