Categories Lajme

Lehtësohen kriteret e certifikimit për agroturizmin, Krifca: Do përfshihen edhe kultivuesit e peshkut, midhjes dhe bletëve

Lehtësohen procedurat për certifikimin e strukturave të agroturizmit.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca tha pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave së bashku me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit kanë propozuar ndryshimet ligjore për lehtësimin e kritereve për tu certifikuar dhe për të përfituar lehtësitë fiskale.

Krifca theksoi se me këto ndryshime i përgjigjemi kërkesave të më shumë se 300 operatorëve në të gjithë vendin si edhe zhvillojmë akoma më shumë një sektor i cili ka një shifër të ardhurash prej më shumë se 80 milionë dollarë vetëm për vitin 2022 (shifra nga infromacionet mbi turizmin).

Sipas saj ndryshimet e miratuara sot zgjerojnë fashën e aktiviteteve tregtare që do të ushtrojnë veprimtarinë e agroturizmit, si për madhësinë e biznesit ashtu dhe llojin e veprimtarive agorturistike.

“Kështu përfshijmë në njësitë agroturistike ato ferma të cilat kanë si aktivitete: Përpunimin e produkteve bujqësore dhe të paktën 1 ha tokë të mbjellë me kultura bujqësore; Përpunimin e produkteve blegtorale dhe të mbarështojnë të paktën 10 krerë gjedhë ose 100 krerë dele ose dhi ose 200 krerë shpendë; Akuakulturën për subjekte që kanë në pronësi ose përdorim – sipërfaqe ujore jo më të vogël se 3000 m2, që përdoret si për kultivimin e peshkut ashtu edhe të midhjes; Bletërritjen dhe prodhimin e mjaltit me të paktën 50 zgjoje bletësh dhe parkun e bletëve”, tha Krifca.

Ministrja informoi se, për  ta bërë më të lehtë certifikimin dhe për pasojë lehtësitë fiskale që vijnë bashkë me të, kemi ulur numrin e shtretërve minimalisht të nevojshëm në 6 dhe numrin e vendeve në restorant në 10 vende.

“Kemi shkuar dhe më tej duke lehtësuar kushtet edhe për certifikimin e bujtinave apo njësive relativisht të vogla, por që përmbajnë vetë identitein tonë rural. Me vendimin e ri të këshillit të ministrave, me certifikatë agroturizmi do të mund të pajisen edhe fermat me 1 ha tokë, fermat blegtorale me 5 krerë gjedh, 50 krerë të imta dhe 100 shpendë apo ferma bletësh me 30 koshere”, tha ministrja.

“Qëllimi kryesor i këtyre ndryshimeve është të mbështesim të rinjtë pikërisht në zonat rurale për ta kthyer jetesën e tyre atje në sipërmarrje e cila sjell të ardhura dhe njëkohësisht prezanton bukurinë dhe pasurinë kulinare, kulturore dhe historike të vendit tonë”, deklaroi Krifca.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME