Categories Lajme

U dënua për një arkë me peshk, rrëfehet ish- zv.ministrja Brendshme: Ndjehem e lënduar. Nuk ekziston arka me …!

Nëse do të godasësh dikë në politikë, dëmi më i madh është të përpiqesh ta diskreditosh, sidomos me histori dhe prova të paqena. Dhe kur kjo shoqërohet me një dënim penal, dëmi bëhet i pariparueshëm. Sado tja hedhësh dënimit penal, balta që mbetet shndërrohet në një mur për karrierën profesionale dhe rrugën në politikë.

Ajo është ish-zëvendësministrja e brendshme Rovena Voda. Dikur, konsiderohej një prej zyrtareve më energjike dhe të vlerësuara. Të paktën deri më 13 Korrik të vitit 2021 kur Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit shpërndau me bujë lajmin për arrestimin e saj.

Lajmi përbënte një sensacion pasi më në fund, struktura e re po godiste në nivele të larta, ata të konsideruar peshqit e mëdhenj. Por, dalja në publik e akuzave dhe provave mbi të cilat ishte arrestuar Voda, filluan të shfrynin dosjen.

“Ndjehem e lënduar. Ky është një mësim se si nuk duhet ngritur një akuzë” u shpreh ish Zv. Ministrja e Brendshme Rovena Voda.

Në një rrëfim emocional që shpesh herë ndërpritet për shkak të tronditjes që i sjell historia, Voda ka gjetur forcat dhe ka vendosur të flasë për të vërtetën e saj. Për një histori të dyshuar dhe të dënuar për korrupsion në vlera qesharake. Në vlera të cilat shërbyen më tepër për të hedhur baltë dhe për të ngritur suksese imagjinare nga drejtësia, se sa për të goditur peshkaqenët e vërtetë të korrupsionit.

Ironikisht, Rovena Voda u hetua, gjykua dhe në fund u dënua nën dyshimet se kishte ushtruar ndikim të paligjshëm për punësimin në amdinistratë të një personi. Në këmbim, organi I akuzës pretendonte se ajo kishte marrë 1 mijë euro, 1 aparat celular, dhe çka është për të qeshur, një ark me peshk…

“Ta mësojnë gjithë shqiptarët se arka me peshk nuk ekziston. Është hipotetike”, tha Rovena Voda.

Regjistrimi i procedimit ndaj Vodës, çuditërisht ndodh vetëm 24 orë pasi ajo kishte marë një vlerësim të rëndësishëm ndërkombëtar. Ajo, sapo ishte shpallur si 1 nga 5 gratë e rajonit të Euro-Azisë që sillnin ndryshim në politikë. Dhe papritur, plas historia e korrupsionit me një arkë peshk që natyrshëm bënte mjaft sensacion. Në fakt, nuk u vërtetua kurrë marrja e këtij produkti. Gjithçka, bazohej në përgjime mes dy të pandehurave të tjera që diskutonin mes tyre se mendonin t’i bënin një dhuratë të tillë

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksidenti tragjik në Durrës, dëshmitarët: Fëmijët po luanin me top dhe makina erdhi me shpejtësi e i mori zvarrë (VIDEO)

Banorët e zonës së ish Kënetës në Durrës, ku u shënua aksidenti tragjik me dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makina përplas fëmijët në Durrës, ndërrojnë jetë 2 prej tyre, tjetri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në zonën e Kënetës, në Durrës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, 25-vjeçari gjendet i vetëvarur në kullën e vrojtimit, në “Plazhin e Vjetër”‘detaje

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Vlorë. Sipas policisë një 25-vjeçar është gjetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në katin e 6 të një pallati në kompleksin “Kika 1” te “Komuna e Parisit”, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Komunës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

”La Repubblica”: Shqipëria ndër destinacionet më të preferuara për verën 2026

Përvoja autentike, çmime të përballueshme dhe destinacione më pak të mbushura me njerëz, shkruan gazeta…

LEXO ME SHUME