Categories Lajme

Rama u foli si prind/Studenti: O babi investo për të ardhmen time

Kryeministri Edi Rama e krahasoi qeverinë me prindërit duke e barazuar situatën e krijuar nga protesta e studentëve me atë në një familje. Ai tha se prindërve nuk iu kërkohet me ultimatum ‘dua këtë dhe pikë’.

Por sot një student i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë, referuar kësaj analogjie, duke i kërkuar të investojë tek e ardhmja. “Dua t’i shpjegoj kërkesat tona shumë thjesht që ta kuptojnë dhe ata të klasës së parë se ndoshta nuk po na kuptojnë. O babi, qeveria ime është babi, mos i dërgo lekët për kokainë, për klube nate por investo tek unë për shkollën, për dijen time, për të ardhmen time, për të ardhmen e gjithë neve, për të ardhmen e Shqipërisë”, tha studenti. Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar studentëve dialog dhe ndërtimin e një ure komunikimi, duke premtuar se do shkojë përtej kërkesave të tyre por nga ana e të rinjve ka pasur përgjigje negative deri tani.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ishte në SPAK për 2 orë, ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili …

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është marrë i pandehur nga SPAK lidhur me hakerimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë, automjeti përplas biçikletën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë–Maliq, në afërsi të fshatit Sovjan.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 45-vjeçari shqiptar në Itali

Karabinierët italianë arrestuan në Livorno një 45-vjeçar shqiptar nën akuzën e trafikut të drogës, mbajtjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prostitucion në apartamentin me qira, goditet rrjeti kriminal i kinezëve në Vlorë! Arrestohet çifti, në kërkim bashkëpunëtorja!

Një apartament i lëshuar me qira, ku shfrytëzoheshin gra për prostitucion, është zbuluar në Vlorë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

Një arushë së bashku me katër këlyshët e saj është shfaqur mëngjesin e sotëm në…

LEXO ME SHUME